Fetvaja nr. 9501.
Si mund të realizohet emigrimi për hir të Allahut në kohën tonë?
Emigrimi për hir të Allahut është transferimi nga vendet e idhujtarisë për në vendet islame, ashtu siç bënë muslimanët e parë të cilët emigruan nga Meka për në Medine. Ajo u shndërrua në vend islam pasi që banorët e saj i kishin dhënë besën Profetit (alejhi selam) që do ta përkrahnin dhe i kërkuan të zhvendosej tek ta. Gjithashtu, emigrimi mund të bëhet duke u zhvendosur nga një vend idhujtar tek një vend tjetër me më pak dëm për muslimanët, siç emigroi një grup muslimanësh nga Meka për në Etiopi me porosi të Profetit (salallahu alejhi ue selem).
Allahu e jep suksesin.
Komsioni i Përhershëm i Fetvave dhe Studimeve akademike:
Abdulaziz bin Bazi
Abdurrezak Afifi
Abdullah bin Gudejan
Përktheu: Shuajb Rexha
Të Ngjashme
- Muaji Rexheb mes asaj që është e ligjshme dhe asaj që është e ndaluar Udha e Besimtarëve
- Pasojat e braktisjes së të vërtetës Dr. Fatmir Strumi
- Dobitë e pafundme të teksteve fetare Dr. Fatmir Strumi
- Si të reagojmë nëse dikush flet gjatë hytbes së xhumasë? Dr. Fatmir Strumi
- Falënderimi për mirësitë Hoxhë Emin Bilali