Pyetje: Ne jetojmë në një shtet jomusliman. Nëse një musliman vret një musliman tjetër si pasojë e zemërimit, për motive të dobëta apo mendjemadhësi se është i pasur, ndërsa unë apo dikush tjetër jemi dëshmitar. A na lejohet ta vrasim vrasësin për të zbatuar rregullin; ‘Syri për syrin dhe vrasje për vrasje’?
Përgjigje: Nuk lejohet që kryerjen e ekzekutimeve ta bëjë dikush (individi), vetëm pasi të vërtetohet sipas rregullave të gjykatës fetare.
Dënimin e ekzekuton i pari i vendit, kurse përsa u përket individëve të thjeshtë nuk u lejohet të kryejnë zbatimin e dënimeve sepse kështu përhapet kaos në shoqëri.
Suksesi është vetëm prej Allahut, paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i përhershëm i fetvave:
Nënkryetar: Bekër Ebu Zejd
Anëtar: Salih Feuzan
Anëtar: Abdullah ibn Gudejan
Anëtar: Abdulaziz Ali Shejh
Anëtar: Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz
Përktheu: Ylli RAMA
Të Ngjashme
- Vizatimet e qenieve me shpirt përmes inteligjencës artificiale Udha e Besimtarëve
- Selami: Simbol i Fesë dhe Shkak për Hyrjen në Xhenet Dr. Fatmir Strumi
- Kur feja kthehet në tifozllëk dhe fanatizëm individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Zëvendësit e djallit në tokë Dr. Fatmir Strumi
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi