A lejohet që sunetet e drekës (nëse ke ndonjë arsye) si ato të parat, apo dy rekatet që falen pas t’i fal pas namazit të Ikindisë?
Imam Neveviu (Allahu e mëshiroftë) thotë: Më e sakta në medhhebin tonë (Shafi) është pëlqyeshmëria e faljes kaza të suneteve që konsiderohen të rregullta (të forta). Këtë e thotë Muhamedi, Muzeniu dhe Imam Ahmedi në një transmetim.
Ndrërsa Imam Ebu Hanifja, Imam Maliku dhe Ebu Jusufi në trasmetimin më të njohur thonë : Nuk mund të falen kaza!
Argumenti ynë (që e lejon) janë pikëirsht këto hadithe të sakta. [El-Mexhmu 4/43]
Imam Merdavi El-hanbeli (Zoti e mëshiroftë) thotë: Shprehja; ”Dhe kush humbet faljen e këtyre suneteve është prej sunetit t’i falë dhe jashtë kohës tyre.” Ky është medhhebi i Imam Ahmedit dhe kjo është e njohur tek dijetarët e këtij medhhebi. [El-insaf: 2/187]
Shejh Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) është pyetur: A lejohet vonimi i suneteve të para të namazit të drekës, pra të fal farzin e namazit të drekës dhe pas një ore përafërsisht të fal sunetet e para dhe ato mbrapa. Kjo për shkak se koha që na lejohet në shkollë e cila është jashtë Mbretërisë së Arabisë, është e mjaftueshme vetëm për abdes dhe namazin farz.
Përgjigje: Nëse njeriu i vonon sunetet e para të drekës për pas namazit farz dhe për këtë ka ndonjë arsye, nuk ka ndonjë problem që t’i falë ato sunete pas farzit dhe kjo i mjafton. Por nëse e vonon faljen e suneteve pa arsye kjo nuk është e mjaftueshme. Nga ajo që u përmend në pyetje se koha mjafton vetëm për abdes dhe për faljen e namazit farz, themi se kjo është arsye e në bazë të kësaj lejohet falja kaza (pas kohe) e suneteve të para edhe pas namazit farz. Duhet patur parasysh fakti se në këtë rast duhet të kryejë fillimisht dy sunetet e pasdrekës, pastaj të kryejë sunetet që ka lënë pa falur para farzit të drekës. [Fetvatë e Ibn Uthejminit 14/194.]
Përktheu: Muhamed Estrefi
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve