Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Nuk gjendet në Sunetin autentik diçka (argument) që të dëshmojë për një vepër të tillë. Përkundrazi, Suneti tregon se legjitime gjatë vizitës së varreve është vetëm përshëndetja ndaj tyre (të vdekurve) me selam dhe përkujtimi i botës tjetër. Kështu kanë vepruar es-selafus-salih (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre). Pra, leximi i Kuranit tek to (varret) konsiderohet bidat i urryer, siç e kanë sqaruar këtë një grup nga dijetarët e hershëm. Prej tyre; Ebu Hanife, Maliku dhe Ahmedi në një transmetim. Prandaj o musliman, kapu fort mbas Sunetit dhe bëj kujdes nga bidati edhe nëse njerëzit e shohin atë (bidatin) si diçka të mirë. Ngase çdo bidat është humbje siç ka thënë Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).
Es-Silsiletu ed-Daifeh (50)
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Vizatimet e qenieve me shpirt përmes inteligjencës artificiale Udha e Besimtarëve
- Kur feja kthehet në tifozllëk dhe fanatizëm individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Zëvendësit e djallit në tokë Dr. Fatmir Strumi
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi
- Përmendja e Allahut para gjumit Shejh Meshhur Hasen