Kjo është një broshurë e shkurtër në lidhje me akiden e muslimanit me argumente nga Kurani dhe Suneti autentik, e përpiluar në formë të thjeshtë me metodën pyetje-përgjigje. E lus Allahun që ta pranojë me një pranim të mirë dhe ta bëjë atë prej dijes së dobishme, shpërblimi i së cilës vazhdon edhe pas vdekjes!
1. Nëse të thuhet: Kush është Zoti yt? Thuaj: Allahu është Zoti im dhe Zoti i gjithçkaje. Unë nuk adhuroj askënd përveç Tij.
Argumenti: Fjala e Allahut të Lartësuar: “Thuaj: A mos vallë do të kërkoj tjetër zot përveç Allahut kur Ai është Zoti i gjithçkaje?” |El-Enam: 164|
Dhe fjala e Tij: “O njerëz! Adhurojeni Zotin tuaj i Cili u ka krijuar juve dhe ata që kanë qenë para jush, në mënyrë që të bëheni të devotshëm.” |El-Bekare: 21|
2. Nëse të thuhet: Kush është feja jote? Thuaj: Feja ime është Islami. Ai (Islami) është feja e vërtetë pos të cilit Allahu nuk pranon fe tjetër.
Argument është fjala e Allahut të Lartësuar: “Me të vërtetë feja e vërtetë tek Allahu është Islami.” |Al-Imran: 19|
Dhe fjala e Tij: “Ndërsa kush kërkon fe tjetër përveç Islamit atij nuk do t’i pranohet, dhe në botën tjetër do të jetë prej të humburve.” |Al-Imran: 85|
3. Nëse të thuhet: Kush është Profeti yt? Thuaj: Profeti im është Muhamedi, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Argument është fjala e Allahut të Lartësuar: “Muhamedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve.” |El-Ahzab: 40|
Dhe fjala e të Lartësuarit: “Është Ai që u solli analfabetëve një të dërguar nga gjiri i tyre për t’u lexuar shpalljet e Tij, për t’i pastruar e për t’u mësuar librin dhe urtësinë, ndonëse ata më parë ishin vërtet në humbje të plotë.” |El-Xhumuah: 2|
Abdurrahman bin Muhamed bin Musa Al Nasr
Përktheu: Unejs Sheme
Dosje: Allahu
Të Ngjashme
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli
- A mund të ndikojë mësyshi edhe në këtë rast? Emin Bilali
- Si ka mundësi që Allahu ua jep dynjanë jobesimtarëve?! Emin Bilali
- Cilat ishin fjalët e fundit që tha Profeti para se të largohej nga kjo botë? Udha e Besimtarëve