Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh: Na ka treguar Husejn bin Ali nga Zaideh, na ka treguar Simak bin Harb nga Xhabir bin Semurah se ka thënë: Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, në namazin e sabahut lexonte: “Kaf. Uel-Kuranil Mexhid”. | Kaf. Ndërsa namazi i tij më pas ka qenë i lehtë (më i shkurtër). Muslimi.
Shpjegimi:
Shejh Abdulaziz bin Abdullah er-Raxh’hi (Allahu e ruajtë) ka thënë: Nga fjala e tij; “Ndërsa namazi i tij më pas ka qenë i lehtë (më i shkurtër)”, përfitohen dy kuptime:
E para: Është për qëllim se namazet e tjera pas namazit të sabahut – e ato janë namazi i drekës, ikindisë, akshamit dhe jacisë – kanë qenë më të shkurtër sesa namazi i sabahut.
E dyta: Është për qëllim se namazi i Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i sabahut pas kësaj (here) ka qenë më i shkurtër.
Kuptimi i parë është më i sakti, ngase Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, vazhdoi ta lexonte këtë sure (Kaf) derisa u nda nga kjo botë. Po ashtu, në namazin e sabahut ai ka lexuar suren Tur në haxhin e lamtumirës, e kjo ka qenë nga fundi i jetës së tij.
Përktheu: Unejs Sheme
“Teufiku er-Rabbil- Mun’im bi Sherh Sahih el-Imam Muslim” vëll. 2.
Dosje: Dhikri
Të Ngjashme
- Namazi i Personit të Vetëm pas Safit Dr. Fatmir Strumi
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Zullumi – rrënuesi i popujve dhe shoqërive Dr. Fatmir Strumi
- Mashkulli dhe femra – Vazhdimësia e njerëzimit Dr. Behar Hyseni
- Kur feja kthehet në tifozllëk dhe fanatizëm individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije