Na ka treguar Ebu Bekr ibën Ebi Shejbeh, na ka treguar Ebu Daud et-Tajalisi nga Shu’beh, nga Simaku, nga Xhabir bin Semurah duke thënë: Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në namazin e drekës lexonte; “Sebbihisme Rabbike el-Eala.” | El Eala. Ndërsa në namazin e sabahut lexonte më gjatë sesa kjo.” Transmeton Muslimi.
Shpjegimi:
Shejh Abdulaziz bin Abdullah er-Raxh’hi ka thënë: Fjala e tij; “Ndërsa në namazin e sabahut lexonte më gjatë sesa kjo.” Në të sqarohet se namazi i sabahut është namazi më i gjatë. Allahu i Lartësuar thotë: “…dhe këndo Kuran në agim. Me të vërtetë, falja e mëngjesit është e dëshmuar.” | El Isra: 78.
Allahu i Lartësuar e ka quajtur namazin e sabahut Kuran, sepse leximi i Kuranit në të është i gjatë (shumtë).
Fjala e Tij: “Ue Kuranel-fexhri” d.m..th. ‘dhe namazi i sabahut’.
“Kene meshhuden”, pra në të prezantojnë (dëshmojnë) engjëjt.
Përktheu: Unejs Sheme
“Teufiku er-Rabbil mun’im bi sherh sahih el imam Muslim” vëll. 2.
Dosje: namazi
Të Ngjashme
- Kush vdes pa i bërë Allahut ortak askënd, hyn në xhenet Udha e Besimtarëve
- Tregimi i Temim ed-Darit për El Xhessasen dhe Mesihu Dexhalin Udha e Besimtarëve
- Veprat më të dashura tek Allahu – sipas Fjalëve të Profetit ﷺ” Udha e Besimtarëve
- Mëkati i atij që merr atësinë e dikujt tjetër Udha e Besimtarëve
- Mëkatet e pakësojnë Imanin (besimin) Udha e Besimtarëve