Pyetje: Cili është gjykimi për atë që falet me imamin, por pasi imami jep selam ai ngrihet direkt? Ndërsa dhikrin pas namazit e bën gjatë rrugës për në shtëpi.
Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajtë): Nëse e bën këtë për shkak të ndonjë nevoje që nuk pret, atëherë kjo nuk përbën problem. Ndërsa nëse nuk ka ndonjë nevojë, atëherë më e mira është që ai të qëndrojë dhe të bëjë dhikrin pas namazit, e pastaj të largohet (në punën që ka).
Pyetje: Përsëritja e Fatihasë në një rekat të vetëm.
Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajtë): Kjo nuk lejohet. Madje mund të bëjë që namazi të konsiderohet i pasaktë ngase leximi i Fatihasë në namaz është shtyllë prej shtyllave të namazit. Ndërsa shtylla (er-ruknu) nuk përsëritet.
Pyetësi thotë: Jam lutur por lutja nuk më është pranuar. A t’a lë lutjen apo të vazhdoj?
Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajtë): Të vazhdojë në bërjen e lutjes dhe asesi mos t’a humbasë shpresën nga mëshira e Allahut të Lartësuar.
Pyetje: Kush është më e mira; preokupimi me dijen apo me kryerjen e adhurimeve vullnetare?
Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajtë!): Të merresh me dituri është më e mirë sesa preokupimi me adhurimet vullnetare. Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush merr një rrugë për të kërkuar dituri, Allahu ia lehtëson atij rrugën për në Xhenet.” Pra, marrja me kërkimin e dijes është më e mirë sesa preokupimi me adhurimet nafile.
Pyetje: A transmetohet se kunuti është (bëhet) para rukusë?
Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajtë!): E njohura është se kunuti është pas rukusë. Por ka prej dijetarëve që thonë se ai bëhet para rënies në ruku.
Pyetje: Kush është gjykimi për fshirjen e fytyrës pas përfundimit të lutjes?
Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajtë!): Nuk ka bazë për fshirjen e fytyrës pas lutjes.
Pyetje: Përse namazi i natës është më me vlerë sesa namazi i ditës?[1]
Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajtë!): Sepse ai është më pranë sinqeritetit (dhe larg syfaqësisë), është suneti i Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), dhe është koha në të cilën zbret Allahu në qiellin e dynjasë kur ka mbetur një e treta e fundit e natës. Allahu i Lartësuar thotë: “A ka ndonjë që më kërkon që t’i jap? A ka ndonjë që kërkon falje që t’a fal atë? A ka ndonjë që pendohet që t’ia pranoj pendimin? A ka ndonjë që lutet që t’ia pranoj lutjen?”
Shkëputur nga mësimi: “Sherh Adab el-Meshij iles-Salah”.
Përktheu: Unejs Sheme
—————————————-
[1] Bëhet fjalë për namazin nafile.
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve