Fetva dhe dispozita rreth ditës së Xhuma

May 25, 2018

Nuk ka problem nëse nuk dërgon salavate gjatë hutbes

Pyetje: Cili është mendimi juaj në lidhje me imamin dhe hatibin i cili nuk përmend (dërgon) salavate për Profetin, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, përgjatë hutbes? Por ai dërgon vetëm kur fillon hutben e parë dhe të dytën.

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Nuk ka asgjë. Po ashtu, edhe për të (imamin dhe hatibin) nuk ka problem (dhe nuk ngarkohen me diçka).

Lexo suren El Kehf

Pyetje: Ditën e xhuma shkoj në xhami një orë para namazit dhe lexoj suren Jasin. A ka ndonjë gjë?

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Mos lexo suren Jasin, por në vend të saj lexo suren El Kehf.

Mosdhënia e dorës gjatë hutbes

Pyetje: Cili është gjykimi i dhënies së dorës (takimit) gjatë hutbes së xhumasë? Si të veprojmë me atë që zgjat dorën?

Shejh Ibën Uthejmini ka thënë: Mos e tako, mos i’a jep dorën. Pasi të mbarojë hutbja tregoi atij se gjatë hutbes nuk lejohen gjëra të tilla, as me fjalë dhe as me vepra.

Nuk ngrihen duart kur imami bën lutje në hutbe

Pyetje: Kur hatibi bën lutje në hutben e xhumasë, a duhet që pjesëmarrësit (xhemati) t’i ngrejnë duart në lutje? Nëse ndonjë prej tyre i ngre duart, a duhet ndaluar nga kjo gjë?

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Ata nuk duhet t’i ngrenë duart përveçse në lutjen që bëhet për kërkimin e shiut. Nëse hatibi bën lutje për kërkimin e shiut, dhe thotë: “Allahumme egithna”, – ata i ngrenë duart nëse imami i ngre. Ndërsa kush i ngre duart në lutjen gjatë hutbes së xhumasë, personit i vihet në dukje ky gabim pas hutbes. Atij i thuhet se ky veprim nuk është prej sunetit.

Namazi i xhumasë falet dhe me tre persona

Pyetje: Disa fukaha kanë kushtëzuar për faljen e namazit të xhumasë që numri i pjesëmarrësve të jetë dyzetë. Cili është mendimi i shkëlqesisë suaj për këtë çështje?

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Ajo që shohim (mendojmë) është se tri veta mjaftojnë (për faljen e namazit të xhumasë).

Namazi i xhumasë nuk ka sunete para

Pyetje: Katër sunetet e para të drekës a falen para namazit të xhumasë?

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Jo, e xhumaja nuk ka sunete para saj. Njeriu nëse vjen herët në xhami (ditën e xhuma), le të falë sa të dojë derisa të hyjë koha e ndaluar (ku ndalohet falja).

 

“Fetaua suvalun alal-hatifi” vëll. 1.

Përktheu: Unejs Sheme

Dosje:

Loading...