“Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë!” | Al Imran: 136.
Nga Ebu Umameh përcillet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Kush del nga shtëpia e tij i pastruar për të falur një namaz të detyrueshëm, shpërblimi i tij është si shpërblimi i haxhiut që ka veshur ihramin.
Dhe kush del për të falur namazin e duhasë (paradites) dhe nuk është ngritur veçse për t’a falur atë, shpërblimi i tij është si shpërblimi i atij që bën umren.
Dhe namazi pas namazit – mes të cilëve nuk ka fjalë të kota – shkruhet në ‘il-lij-jin’*.”
“Sahih et terghib uet terhib” 670.
————————————————–
*Vendi i melaikeve (tefsir El Begauij), apo vend i lartë në qiell (Tefsir Ibn Kethir), apo në Xhenet (Ibn Abasi nga tefsiri i Kurtubiut).
Dosje: hadith
Të Ngjashme
- Vizatimet e qenieve me shpirt përmes inteligjencës artificiale Udha e Besimtarëve
- Selami: Simbol i Fesë dhe Shkak për Hyrjen në Xhenet Dr. Fatmir Strumi
- Normalizimi i imoralitetit – hap drejt shkatërrimit të shoqërisë Dr. Fatmir Strumi
- Debati dhe polemika – sëmundja që privon nga bereqeti i dijes Dr. Fatmir Strumi
- Kuptimi i sinqeritetit te selefët Dr. Behar Hyseni