Synimet e njeriut në adhurimin ndaj Allahut!
Pyetje: A është më e mira që njeriu t’a adhurojë Zotin e tij me qëllim hyrjen në Xhenet, apo për të fituar kënaqësinë e Allahut?
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Arritja e kënaqësisë së Allahut dhe hyrja në Xhenet janë dy gjëra të pandara. Nëse arrihet hyrja në Xhenet atëherë arrihet edhe kënaqësia e Allahut.
Allahu i Lartësuar e përshkruan Profetin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe shokët e tij duke thënë: “Muhamedi është i Dërguar i Allahut. Ata që janë me të janë të ashpër ndaj jobesimtarëve e të mëshirshëm midis tyre. I sheh ata si përkulen dhe bien në sexhde duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e Allahut.” El-Fet’h: 29.
Ata e adhurojnë Allahun e Lartësuar me qëllim që të arrijnë këtë shkallë, pra mirësinë dhe kënaqësinë e Allahut të Lartësuar.
“Fetaua suvalun alal-Hatif”, vëll. 1.
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Zëvendësit e Djallit në Tokë! Dr. Fatmir Strumi
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi
- Përmendja e Allahut para gjumit Shejh Meshhur Hasen
- Kremtimi i Mevludit mes dashurisë për Profetin ﷺ dhe ndjekjes së Sunetit (kur lënia e diçkaje është pjesë e Sunetit Dr. Fatmir Strumi
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije