Pyetje: Në brendësinë e pëllëmbës së djathtë shkruhet (formohet numri) 18, ndërsa në të majtën 81. Nëse i mbledhim këto formohet numri 99, e ato janë emrat e bukur (të Allahut). E nëse bëjmë zbritjen (81-18) atëherë del numri 63, e kjo është mosha e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). A është e saktë kjo?
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Kjo nuk është e saktë. Kjo është prej rrëfenjave (bestytnive) të sharlatanëve dhe injorantëve. Këto vija janë krijim prej krijimit të Allahut të Lartësuar (e asgjë më shumë).
“Fetaua suvalun alal-Hatif”, vëll. 1.
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Zëvendësit e Djallit në Tokë! Dr. Fatmir Strumi
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi
- Përmendja e Allahut para gjumit Shejh Meshhur Hasen
- Kremtimi i Mevludit mes dashurisë për Profetin ﷺ dhe ndjekjes së Sunetit (kur lënia e diçkaje është pjesë e Sunetit Dr. Fatmir Strumi
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije