Nëse nga harresa në namazin e jacisë them salavatet tek teshehudi i parë, a ka ndonjë problem?
Nuk ka problem, madje prej sunetit është të ngrihesh për në rekatin e tretë pasi të dërgosh salavate mbi Profetin, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, në teshehudin e parë. Pra më e mira është që të dërgosh salavate mbi Profetin, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. E nëse ngrihesh pasi thua: “Eshhedu en la ilahe ilAll-llah, ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue rasuluh”, nuk ka problem.
Edhe nëse dërgon salavate mbi Profetin, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, pastaj ngrihesh (për në rekatin e tretë), nuk ka problem.
Ndërsa lutja për mbrojtje nga dënimi i Xhehenemit dhe nga dënimi i varrit dhe pjesa tjetër e lutjeve, bëhen në teshehudin e fundit.
Por nëse një njeri i thotë këto lutje nga harresa (që në teshehudin e parë), kjo s’ka problem.
Abdulaziz bin Baz
Përktheu: Emin Bilali
Dosje: Besimi
Të Ngjashme
- Vizatimet e qenieve me shpirt përmes inteligjencës artificiale Udha e Besimtarëve
- Selami: Simbol i Fesë dhe Shkak për Hyrjen në Xhenet Dr. Fatmir Strumi
- Kur feja kthehet në tifozllëk dhe fanatizëm individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Zëvendësit e djallit në tokë Dr. Fatmir Strumi
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi