Pyetja: A është e mjaftueshme të marrim për bazë vetëm Kuranin pa i kushtuar rëndësi hadithit?
Përgjigja: Jo, nuk është e mjaftueshme të bazohemi vetëm në Kuran dhe të lihet mënjanë hadithi, pasi rëndësinë e sunetit e ka sqaruar vet Allahu i Lartësuar duke thënë:
وَأَنْزَلْنَا إِلَيْكَ الذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ وَلَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُو [النحل: 44]
“Ne të zbritëm ty (bashkë me Kuranin edhe) përkujtimin (sunetin profetik), (në mënyrë) që t’u shpjegosh njerëzve (me të) atë që (tashmë) u zbriti ( nga Kurani), dhe ndoshta (nga kjo) do të thellohen.” |En-Nahl: 44|
Ndërsa i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
ألا وإني أوتيت القرآن ومثله معه
“A nuk (e keni vënë re se) më është dhënë mua Kurani dhe diçka e ngjashme me të (pra suneti profetik)?” Transmeton Ebu Daudi e të tjerë. Hadith sahih.
Marrë nga libri: “Mësoje besimin prej Kuranit dhe Sunetit autentik”.
Nga profesor: Muhamed bin Xhemil Zejno
Përktheu: Bashkim Selmani
Dosje: Bazat
Të Ngjashme
- Si filloi jeta dhe krijimi? Udha e Besimtarëve
- Paralajmërimi i shejh AbdulAziz bin Baz nga fitneja e tebdiut dhe texhrihut Dr. Fatmir Strumi
- “Akide el Uasitije” – Kryevepra e shkruar midis dy namazeve Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Një lutje që rikthen qetësinë e zemrës pas trishtimit Udha e Besimtarëve
- Kushtet e lutjes së pranuar Udha e Besimtarëve