Monopolizimi i selefizmit

February 18, 2011

Pyetje: Shejhu i nderuar Salih el Feuzan ka një grup nxënësish dije dhe një mori të rinjsh të cilët janë shndërruar në formë partie dhe e kanë monopolizuar selefizmin, duke i konsideruar bidatçij vëllezërit e tyre dhe duke u sjellë në mënyrë fanatike me mendimet e tyre me një fanatizëm të tepruar. Ndaj ne pyesim: Çfarë është selefizmi?

Përgjigje: Selefizmi është të ecësh sipas menhexhit të selefëve. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ata të hershmit, të parët nga muhaxhirët dhe nga ensarët, si dhe ata që i pasuan me të mirë.” | Et Teube: 100. Dhe ka thënë: “Ata të cilët erdhën pas tyre, thonë: O Zoti ynë, na fal neve dhe vëllezërit tanë të cilët na kanë paraprirë me besim.” | El Hashr: 10.

Selefizmi është pasimi i selefëve; nga sahabët, tabiinët dhe ata që erdhën pas tabiinëve, pra brezat e lavdëruar. Ky është selefizmi të cilin askush nuk mund ta monopolizojë. Çdokush që ecën sipas menhexhit të selefëve është selefi duke mos qenë specifike e një grupi njerëzish apo e një individi, por është emërtim i çdokujt i cili e përthith selefizmin në mënyrë reale. I ftoj të rinjtë dhe nxënësit e dijes të heqin dorë nga ky etiketim me llagape si p.sh.: “Ky është selefi”, “Ky është xhamii”, “Ky është ihuani”, “Ky është kështu e ky është ashtu”. Unë nuk i miratoj këto gjëra sepse janë shndërruar në diçka e cila i ka larguar muslimanët dhe të rinjtë muslimanë dhe ka shkaktuar fitne. I nxit që të kapen pas librit të Allahut, sunetit të të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe pas menhexhit të selefëve. Le të jemi vëllezër që duhemi për hir të Allahut.

Përktheu: Shuajb Rexha

Burimi: alfawzan.ws/node/9908

Dosje:

Loading...