Është pyetur shejh Salih el Feuzan per protezat që drejtojnë dhëmbët dhe është përgjigjur:
Nëse është e nevojshme, dhe kur dhëmbët janë të crregullt dhe kërkohet ndreqja e tyre kjo nuk përbën ndonjë problem. Por nëse njeriu nuk e ka të nevojshme dicka të tillë atëherë kjo nuk lejohet, madje argumentet ndalojnë hollimin dhe ndarjen e dhëmbëve për arsye bukurie dhe për këto ka argumente kërcënuese sepse janë punë të kota dhe ndryshojnë krijimin e Allahut. Por nëse kjo ndërhyrje ndodh për arsye kurimi apo për ndonjë nevojë sic është rasti kur njeriu nuk ka mundësi të ushqhet me ato dhëmbë vetëm se duke i kuruar dhe drejtuar, atëherë kjo nuk ka ndonjë problem.
Ndërsa për heqjen e dhëmbëve (kastradhëmbëve) shejh Ibn Xhibrini thotë: Nuk ka problem nëse njeriu heq kastradhëmbin sepse ai prish imazhin e njeriut dhe e bën të padurueshëm tek njerëzit e tjerë, por nuk lejohet hollimi dhe zbrazëtitë mes dhëmbëve për arsye të ndalimin që ka ardhë për këtë.
Shih librin fetvat për gruan Muslimane 1/477
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures El Fatiha në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen