Përgjigjet e dhëna nga besimtari në varr janë rezultat i udhëzimit të Allahut

March 20, 2022

I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur besimtari vendoset në varrin e tij i vjen një engjëll dhe e pyet: Çfarë ke adhuruar? Nëse Allahu e udhëzon ai thotë: Unë e adhuroja Allahun.

Ai pyetet: Çfarë ke thënë për këtë njeri? Ai thotë: Ai është rob dhe i Dërguar i Allahut, – dhe kështu ai nuk do të pyetet për asgjë tjetër. Atë e marrin dhe e çojnë në një shtëpi që ishte në zjarr dhe i thuhet: Kjo është shtëpia jote e cila ishte në zjarr, por Allahu të ka mbrojtur dhe të ka mëshiruar dhe ta ka ndërruar atë me një shtëpi në Xhenet.

Ai thotë: Më lini të shkoj t’i tregoj familjes sime për këtë lajm të mirë, – por i thuhet: Qëndro këtu ku je. Ndërsa jobesimtari kur vendoset në varrin e tij i vjen një engjëll dhe e qorton, pastaj e pyet: Çfarë ke adhuruar? Ai thotë: Nuk e di. Atij i thuhet: Ti nuk e dije dhe nuk mësove. Ai pyetet: Çfarë ke thënë për këtë njeri? Ai thotë: Thoja çfarëdo që thonin njerëzit.

Pastaj ai do të goditet mes veshëve me një çekiç prej hekuri dhe do lëshojë një klithmë që do ta dëgjojnë të gjitha krijesat përveç xhinëve dhe njerëzve.”[1]

————————————————

[1] E përcjell Ebu Daudi nga Enesi. Hadithi gjendet në ”Sahih el Xhami” me nr. 1926.

Dosje:

Loading...