Pyetësi: Jemi sprovuar në vendin tonë me njerëz të cilët besojnë se lejohen protestat si mjet për ndryshimin e të keqes. Pra, kur shohin një të keqe të caktuar, tubohen dhe krijojnë protesta. Argumentimi i tyre për këtë lejim është se prijësi i vendit e lejon diçka të tillë.
Përgjigje: Protestat padyshim se janë të padobishme, madje janë portë e së keqes dhe e trazirave, sepse këto turma mund të kalojnë pranë dyqaneve apo pronave të tjera dhe t’i dëmtojnë ato apo t’i vjedhin. Aty mund të ketë përzierje mes të rinjve dhe pleqve, mes burrave dhe grave, ndaj konsiderohet e keqe dhe pa hajër në të. Më kanë treguar se në shtetet e krishtera perëndimore nuk mund të arrihet e drejta veçse nëpërmjet protestave, pra kur të krishterët apo perëndimorët duan që ta detyrojnë kundërshtarin e tyre protestojnë. Nëse ndodh kështu dhe bëhet fjalë për shtete joislame dhe ata e lejojnë diçka të tillë, dhe muslimani nuk gjen mënyrë tjetër për të arritur tek e drejta e tij apo muslimanët nuk arrijnë për të arritur tek e drejta e tyre. Shpresoj të mos ketë problem(ndalesë) në këtë rast. Kurse përsa i përket vendeve islame besoj se ato janë të ndaluara dhe nuk lejohen. Unë habitem me disa prijësa të cilët lejojnë zhvillimin e protestave megjithëse shkaktojnë rrëmujë dhe trazira, çfarë dobie ka nga ky lloj qëndrimi?! Ndoshta disa prijës nuk duan të qortohen nga perëndimi ndaj dhe u servilosen atyre me këtë veprim, ashtu që t’iu thotë perëndimorëve: Shikoni, populli po proteston dhe po kërkon të drejtat e veta në mënyrë të lirë! Po kërkon këtë apo do të ndryshojë këtë!
Por ndoshta mënyra me të cilën duhet ta trajtojmë këtë problem është duke peshuar cilat janë më të shumta, dëmet apo dobitë.
Pyetësi: Kanë ndodhur shpesh gabime të cilat janë bërë shkak që njerëzit të protestojnë kundër tyre, dhe ka pasur dobi (në korrigjimin e tyre)?
Shejhu: Sidoqoftë ato dëmtojnë më shumë, dhe nese bëjnë dobi kësaj radhe do dëmtojnë radhën tjetër.
Marrë nga libri: “Likau babil meftuh” 2/203.
http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=120037
Përktheu: Shuajb Rexha
Dosje: protestat
Të Ngjashme
- Prezantim i shkurtër mbi Islamin Udha e Besimtarëve
- Këshilla të vyera në kohë sprovash dhe trazirash Shehul-Islam Ibn Tejmie
- Mjetet e urdhërimit për mirë dhe ndalimit nga e keqja Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Është detyra jonë që t’i ndihmojmë besimtarët Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Cila është metodologjia e grupit të shpëtuar? Shejh Muhamed Xhemil Zejno