Falënderimi i takon vetëm Allahut të vetëm, paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi pejgamberin e Tij që nuk ka pejgamber më pas tij, mbi familjen e tij, gratë e tij, shokët e tij dhe në vazhdim:
Muslimanët janë munaduar shumë prej tekfirëve (personave që i konsiderojnë njerëzit mohuesa) si p.sh: havarixhëve, mu’tezilëve dhe të tjerë të cilët vazhdojnë herë pas here të shfaqen me emra të ndryshëm, poashtu edhe dijetarët dhe ata që e mbrojnë dhe e ndihmojnë sunetin e zotëriut të të parëve dhe të fundit vazhdojnë që të jenë në gadishmëri të këtyre grupeve me mirësinë e Allahut. Ata i refuzojnë dhe u tërheqin vërejtjen të tjerëve prej tyre derisa çështja e tyre u bë e qartë dhe u ruajtën prej tyre shumë njerëz, porse ata mund të dalin përsëri herë pas here, këtu apo atje, e lus Allahun që të na ruaj nga sherri i tyre dhe t’i udhëzojë të humburit pej tyre.
Por sot ka dalë një grup tjetër përfatin e keq të cilët kanë një ngjasim shumë të madh me tekfirët megjithëse nuk kanë arritur gradën e tyre. Këta persona morën guximin që t’i konsiderojnë bidatçi muslimanët ashtu siç tekfirët morën guximin që t’i konsideronin muslimanët si mohuesa.
Bidati është shumë i përafërt me shirkun.
Vëllai im, lexues i nderuar, dije –Allahu të mëshiroftë- se bidati ka një rrezikshmëri të madhe dhe dëmi i tij është i rëndë. Bidati është miku i shirkut dhe kjo sepse këto të dyja e kundërshtojnë dhe e dobësojnë dy dëshmitë (La ilahe il-la Allah Muhamed Resulu Allah) dhe keto dy dëshmi janë shtylla e parë prej shtyllave të Islamit dëshmia se “Nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut” dhe thënë më specifikisht; shirku bie ndesh me dëshminë se nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut apo e dobëson përsosshmërinë e saj, kurse bidati bie ndesh me dëshminë se Muhamedi është i dërguari i Allahut apo e dobëson përsosshmërinë e saj; ndaj tregohu i vëmendshëm ndaj kësaj.
Për këtë arsye i dërguari i Allahut (paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të) ka tërhequr vërejtjen në mënyrë të madhe duke e cilësuar atë (bidatin) se është prej gjërave më të këqija, se është humbje, se çdo humbje e ka vendin në zjarr, si dhe Allahu ia ka ndalur pendimin personit i cili vepron bidate, se bidati i tij është i refuzuar sepse ai është legjitim që nuk e ka lejuar Allahu si dhe afrim tek Allahu me diçka që nuk ka zbritur argument për të. Ndaj dhe për këtë disa prej Selefëve kanë thënë si Sufjan Eth-Theuri dhe të tjerë: “Bidati është më e dashur tek Iblisi se sa gjynahu”, kurse shejhu ynë Muhamed ibn Salih El-Uthejmin –Allahu e mëshiroftë- kur është pyetur se cila është më e rëndë gjynahu apo bidati? Ka thënë: “Bidati është gjynah dhe më shumë se sa gjynahu”.
Ndaj është shumë e rrezikshme që dikush të nxitohet në bërjen bidatçi të tjerëve dhe t’i akuzoj muslimanët me humbje. Siç duhet që ne të ruhemi prej tekfirit ashtu duhet që të ruhemi edhe prej tebdiut.
Tekfiri dhe tebdiu është vetëm për dijetarët!
Vëlla i nderuar! Nëse e mësove këtë dije se tekfiri dhe tebdiu janë prej çështjeve të mëdha që nuk duhet të merret me to vetëmse dijetarët, si dhe tekfiri dhe tebdiu secila prej tyre ka rregulla, kushte, pengesa dhe kufij ndaj nëse këmba të rrëshqet në to dhe mendja humb në to nuk mund të merren me to njerëzit e thjeshtë, e as nxënësit e vegjël të dijes si dhe ata nuk kanë nevojë fare për të!
Ai i cili nuk e konsideron mohues mohuesin është mohues!
Dije –Allahu të dhëntë ty dhe mua sukses- se disa të rinj kanë humbur dhe kanë humbur të tjerët si pasojë e kuptimit të tyre të keq të rregullave që dijetarët i kanë vendosur si rregulli: “Ai i cili nuk e konsideron mohues mohuesin është mohues”; me këtë ata iu drejtuan muslimanëve duke i konsideruar si mohuesa herë me dyshime e herë me injorancë e herë si pasojë e nxitimit, dhe më pas i thirrën njerëzit që t’i konsideronin mohuesa muslimanët dhe thanë: ose do ta konsiderosh mohuesa ata ashtu siç edhe ne i kemi kondiseruar ose përndryshe edhe ti bëhesh mohues sepse “ai i cili nuk e konsideron mohues mohuesin është mohues!” apo ata që kishin besimin e dobët prej tyre i akuzuan persona që nuk i konsideronin mohuesa muslimanët që ata i konsideronin si mohuesa se janë bashkpuntorë, apo i mbron, apo u bën lajka kafirave apo gjëra të ngjashme, durim të mirë Allahu është mbrojtësi për atë çka ata akuzojnë. Ai i cili e mediton këtë rregull se “ai i cili nuk e konsideron mohues mohuesin është mohues” do të shikojë se ky rregull vlen për ata që janë mohuesa në origjinën e tyre të cilët i konsideruar si mohuesa Allahu dhe i dërguari i Tij si psh: çifutët, të krishterët, zjarrputistët, hindusët; ky rregull nuk është për atë që nuk i bën muslimanët kafira edhe ai është kafir!
Të njëjtën gjë veprojnë edhe ata që nxitohen në bërjen bidatçi.
Kur disa musliman filluan –qofshin persona, grupe apo shoqata- që të kërkonin prej të tjerëve që t’i bënin bidatçi personat që ata bënë bidatçi se përndryshe ai i cili nuk përputhet me ta ai ose është tolerant me bidatçitë, ose është person që i mbron bidatçitë, ose është bidatçi si ata; e disa mund ta konsiderojnë se ka devijuar në metodologjinë e tij Allahu na ruajt.
Të tregosh xhelozi për fenë dhe sunetin.
Gjithashtu për fat shumë të keq mund të arrijë injoranca me këta tekfira dhe këta që bëjnë bidatçi kulmin e tij, si dhe shejtani mund të luaj me to duke bërë vesvese në gjoksat e tyre dhe acarohen shumë duke thirrur tekfiri “feja, feja, xhihad, xhihadi, nderi i muslimanëve po shkelet . . .” dhe kjo e çon atë duke i konsideruar muslimanët si mohuesa, e njëjta mund të ndodhë edhe me atë që i bën njerëzit bidatçi; shumë prej tyre i merr hovi dhe disa prej tyre thonë: “suneti, suneti, ne nuk kemi vetëmse sunetin, ose sunetin ose bidatin, ose e bardhë ose e zezë nuk ka të ndërmjetme mes tyre” grija nuk ekziston, e lusim Allahun që të na ruaj e të na fali.
Ata nuk bëjnë dallim mes veprës dhe vepruesit.
Vëllai im, lexues i nderuar! Prej shkaqeve më të shumta që tekfirët bëjnë tekfir muslimanët dhe ata që bëjnë bidatçi i konsiderojnë bidatçi pasuesit e sunetit është se nuk bëjnë dallim mes veprës dhe vepruesit. Nëse ata marrin ndonjë argument prej argumenteve të Kur’anit dhe snetit, apo marrin ndonjë fjalë të ndonjë dijetari se ai i cili vepron këtë apo thotë këtë ka bërë kufër mendojnë se çdo person që e bën diçka të tillë ka dalë prej Islamit, e njëjta gjë edhe me ata që nxitohen në bërjen bidatçi kur dëgjojnë se filan vepër apo fjalë është bidat nxitohen dhe bëjnë bidatçi muslimanët vetëm se ata mund të kenë rënë në bidat!
Mangësia në arritjen e diturisë dhe mosha fëminore është cilësi që vërehet tek tekfirët dhe ata që nxitohen në bërjen bidatçi.
Është për të ardhur shumë keq se këto persona nuk kanë ndonjë interes në dituri dhe fjalën e dijetërve dhe se shumica prej tyre janë të rinj, mendjelehtë dhe ndoshta ndonjëri prej tyre e konsideron veten e tij me dijetarët megjithëse dallimi i madh është mes tyre dhe dijetarëve. Argumenti më i qartë në lidhje me këtë që po them janë qëndrimet e tyre që nuk ia atriubojnë dietarëve qoftë në mënyrë të afërt apo të largët, siç thonë se: filani nuk e konsideron bidatçi filanin dhe pyeteni filanin për filanin dhe do ta mësoni menhexhin e tij se ai nuk e bën bidatçi atë.
Si dhe dije –Allahu të drejtoftë në kënaqësinë e Tij- se Allahu nuk do të pyesi ty ditën e gjykimit se përse nuk e ke bërë kafit filanin?! Apo përse nuk e ke bërë bidatçi filanin?!
Si dhe them: Të bëj gabim duke mos e bërë kafir apo bidatçi dikë është më e lehtë se sa të gaboj duke e bërë kafir apo bidatçi dikë.
Gjithashtu them: Nëse do e bësh dikë kafir apo bidatçi Allahu do të pyesi ty patjetër, e ndoshta mund të shpëtosh e ndoshta nuk shpëton prej saj.
Vëllai im i dashur! Nuk e kam përfundurar refuzimin tim ndaj atyre që bëjnë bidatçi dhe rrezikshmërisë së menhexhit të tyre dhe ndoshta Allahu me fuqinë e Tij dhe dëshirën e Tij ma lehtëson që ta plotësojë këtë refuzim, sepse unë kam për të thënë shumë për ta. E lus Allahun që të na e bëj të qartë të vërtetën dhe të na furnizojë neve me meshirë ndaj krijesave.
Falënderimi i takon vetëm Allahut, në fillim dhe në fund, haptas dhe fshehtas, paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij.
Përktheu:
Ebul Harith Abdurrahman Rama
Të Ngjashme
- Prezantim i shkurtër mbi Islamin Udha e Besimtarëve
- Këshilla të vyera në kohë sprovash dhe trazirash Shehul-Islam Ibn Tejmie
- Mjetet e urdhërimit për mirë dhe ndalimit nga e keqja Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Është detyra jonë që t’i ndihmojmë besimtarët Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Cila është metodologjia e grupit të shpëtuar? Shejh Muhamed Xhemil Zejno