Pyetje: A behet dua me shprehjen “in shaa Allah” si për shembull, “Allahu të ruajtë, in shaa Allah!”, “Allahu ta faltë, in shaa Allah!”, “Allahu të dhëntë sukses in shaa Allah!”?
Pergjigje: Nuk eshte e pershtatshme qe kur njeriu t’i lutet Allahut, te Lartesuar e Pa Te meta, te thoje “in shaa Allah” ne duane e tij, por duhet te lutet me bindje dhe deshire, sepse Allahut nuk i thuhet se cfare te veproje (duke i thene “nese do Ti” d.m.th. in shaa Allah).
Allahu thote: “Lutmuni Mua, Unë do t’ju përgjigjem.” [Gafir, 60]
Allahu ka premtuar qe do t’i pergjigjet lutesit keshtu qe nuk ka nevoje te thuhet “in shaa Allah” sepse Allahu perderisa ia ka mundesuar te lutet do t’i pergjigjet duke ia pranuar duane e tij ose duke i parandaluar atij nje te keqe ose duke ja ruajtur ate per ne Diten e Gjykimit.
Eshte transmetuar nga Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: ‘Mos thoni: “O Allah me fal nese Ti do!”, “O Allah me meshiro nese Ti do!”, por jini te vendosur ne kerkesen tuaj! Nuk i thuhet Allahut “Beje nese do”.’ [Bukhariu 4/160, Muslimi 4/2063]
Mund te thote dikush: “Po mire, a nuk i ka thene Pejgamberi alejhis-salatu ues-selam te semureve: “Ska asgje, eshte falje gjynahesh in shaa Allah?”
Themi: Po, por kjo nuk eshte dua, ky eshte informim dhe shprese, sepse prej etikes se duase eshte vendosmeria ne te.
Marre nga libri: Fetwa Islame nga dijetaret e nderuar: Abdul-Azijz ibn Abdullah bin Baz; Muhammed ibn Salih El-Uthejmin; Abdullah ibn Abdurr-Rrahman El-Xhibrijn; Komisioni i Perhershem i Fetuave; Komisioni i Jurisprudences Islame”, vëllimi IV, faqja 172.
Perktheu Anis Agovi
Të Ngjashme
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen
- A lejohet të merret rroga nëpërmjet bankës? Shejh Alij ibn Hasen el-Halebij