Pyetje: A është e vërtetë se guri i zi është gurë xheneti që ka zbritur i bardhë por që e kanë nxirë mëkatet e njerëzve?
Përgjigje: Po, është saktësuar në Sunenin e Tirmidhiut se Profeti (alejhi selam) ka thënë: Guri i zi zbriti nga xheneti më i bardhe se bora, por u nxi nga mëkatet e bijve te Ademit.”
Ibn El Arabi, komentuesi i Sunenit të Tirmidhiut shprehet duke thënë: Shikoni gjurmët që lënë mëkatet në zemrat e njerëzve. Kur ato ndikojnë në këtë mënyrë mbi një gurë (duke e nxirë atë) atëherë si mendoni për gjurmët që ato lënë në zemrat e njerëzve.
Edhe një herë e themi se ky hadith është i saktë dhe se mëkatet ndikojnë shumë tek zemrat dhe në çdo aspekt të jetës.
Ai që hulumton në tekste (Kuran dhe Sunet) e kupton këtë fakt se si ato (gjynahet) ndikojnë madje edhe tek guri duke e nxirë atë. Allahu e di me se miri.
Mesh’hur Hasen al Selman
Përktheu Fatjon Isufi.
Dosje: Guri i Zi
Të Ngjashme
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Mashkulli dhe femra – Vazhdimësia e njerëzimit Dr. Behar Hyseni
- Kur feja kthehet në tifozllëk dhe fanatizëm individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Paralajmërimi i shejh AbdulAziz bin Baz nga fitneja e tebdiut dhe texhrihut Dr. Fatmir Strumi
- Prej rregullave dhe dispozitave të kurbanit Dr. Fatmir Strumi