Një burrë ka një dyqan dhe një punëtor që punon në dyqanin e tij si shitës. Ditën e xhuma ky burrë shkon në xhami, e lë dyqanin hapur gjatë kohës së xhumasë dhe punëtori shet aty. A është e saktë kjo që bën ai?
Shejkh Mesh’hur Hasen: Së pari ky punëtori a e ka detyrë xhumanë apo nuk e ka detyrë? (flitet për vende islame, dhe përgjigja është e qartë) Ai e ka detyrë xhumanë. Atëherë si e privon atë nga xhumaja?!
Dijetarët tanë thonë: Kur vjen koha e namazit, punëtorit i lejohet të shkojë të falë namazin me xhemat dhe ta lerë punën, pa marrë parasysh është rënë dakord më parë mes tyre për këtë gjë apo jo, a është shkruar kjo në kontratën e punës apo nuk është shkruar. Kjo është një e drejtë e tij në sheriatin e Allahut. Kur vjen koha e namazit me xhemat, i lejohet të shkojë të falet dhe të kthehet, edhe nëse kjo gjë nuk është përmendur mes punëmarrësit dhe punëdhënësit.
Kam lexuar në biografinë e Imam Ahmedit se ai kishte disa punëtorë që punonin për të tek shtëpia e tij, i rregullonin diçka në shtëpi. Kur thërritej ezani ai i merrte për krahu dhe shkonin bashkë në xhami. Madje i tërhiqte për krahu për tu falur në xhami….
Dhe dije – Allahu më mësoftë mua dhe ty – se ne kemi shpjeguar në temën: “Kur ndalesa tregon për prishjen e punës” se pasuria që fitohet në kohën e namazit të xhumasë është pasuri e ndaluar, është haram ta zotërosh, ta fusësh në pronësinë tënde (në xhepin tënd). Nëse shet apo blen, apo punon në kohën e namazit të xhumasë, kjo pasuri që e fiton punëtori (shitësi) që ti ke punësuar, nuk është e lejuar për ty, dhe është detyrë për ty që ta japësh atë sadekah. Nuk mundet që Allahu të ta ndalojë ty shitblerjen (në këtë kohë) pastaj të ta lejojë ty marrjen e kësaj pasurie. Allahu të urdhëron ta lësh tregtinë duke thënë: “Lëreni shitblerjen”, prandaj është detyrë për ty që ta lësh tregtinë gjatë kësaj kohe. Dhe Allahu e di më së miri.
Përktheu: Emin Bilali
Të Ngjashme
- Mirësitë e Allahut kërkojnë falënderim Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Dhjetë mënyra për tu mbrojtur nga shejtani Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Ramazani – testi dhe dhurata e radhës Emin Bilali
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen