A keni dëgjuar për ujin e zemzemit?

October 18, 2023

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, thotë: Uji i zemzemit është kreu i të gjitha ujërave, më i nderuari, më i vlerësuari, më i dashuri për shpirtrat, më i shtrenjti dhe më i çmuari mes njerëzish. Ai është gërmimi (shpimi) i Xhibrilit, burimi nga ku piu Ismaili.

Në një hadith të saktë që përcillet prej të dëguarit të Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, thuhet se ai i ka thënë Ebu Dherit i cili pati qëndruar në Qabe rreth dyzet ditë dhe netë, pa pasur me vete ushqim tjetër përveç ujit të zemzemit. Ai tha: “Uji i Zemzemit është ushqyes.

Të tjerët përveç Muslimit kanë shtuar edhe fjalët: “Dhe shërim për sëmundjet.”

Imam Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “E kam provuar unë dhe të tjerë veç meje shërimin me ujin e zemzemit dhe kemi parë çudira. Jam mjekuar (kuruar) me të për një sërë sëmundjesh nga të cilat u shërova me lejen e Allahut.

Madje kam parë që dikush tjetër ka pirë prej tij (ujit të zemzemit) për një numër të caktuar ditësh, afërsisht gjysmë muaji apo edhe më shumë, duke mos pasur (ndier) uri madje duke kryer tavaf me njerëzit pa patur dallim nga ta.”

“Uji i zemzemit shërben për atë që pihet.”

 

Marrë nga libri: “Mjekësia e të dërguarit” fq. 363.

Autor: Muhamed ibën Salih el Uthejmin

Përktheu: Naim Bilibashi

Dosje:

Loading...