Nuk i lejohet nje muslimani te ngreje zerin gjate leximit brenda ne xhami apo diku tjeter, nese kjo i shqeteson njerezit qe e rrethojne, qofshin namazli apo te tjere qe jane duke lexuar. Prej sunetit eshte te lexoje ne ate forme qe mos ti lendoje te tjeret.
Kete e themi duke u bazuar ne hadithin e Profetit (alejhi selam) i cili nje dite doli para njerezve ne xhami, nderkohe qe ngrinin zerin duke lexuar dhe u tha: “O njerez! Te gjithe i luteni Allahut, prandaj askush te mos e ngreje zerin me shume se dikush tjeter. Ose ka thene: “Mos i ngrini zerat ndaj njeri tjetrit.” E percjell Ahmedi. [Fetvate e imam Ibn Bazit 12/392]. Pershtati Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- Veprim që Mund ta Bëjë Abdesin Tënd të Pavlefshëm! Dr. Fatmir Strumi
- Përmendja e Allahut para gjumit Shejh Meshhur Hasen
- Kremtimi i Mevludit: Mes dashurisë për Profetin ﷺ dhe ndjekjes së Sunetit (Kur lënia e diçkaje është pjesë e Sunetit të Profetit ﷺ) Dr. Fatmir Strumi
- Sinqeriteti në Tregti Dr. Behar Hyseni
- Namazi i Personit të Vetëm pas Safit Dr. Fatmir Strumi