Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) është pyetur: Cili është gjykimi i përcjelljes së xhenazes nga ana e grave dhe i veshjes së rrobave të zeza?
Ai u përgjigj: Përcjellja e xhenazes (deri tek varrezat) për gratë është e ndaluar për shkak të durimit të pakët të tyre dhe se një veprim i tillë i ekspozon ato për fitne dhe përzierjen me burrat. Ndërsa veshja e rrobave me ngjyrë të zezë në rast fatkeqësie konsiderohet prej shpikjeve në fe.
Mexhmu fetaua ue rasial (17/329)
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) është pyetur: Cili është gjykimi i veshjes së rrobave të caktuara me rast ngushëllimi? Si p.sh veshja e rrobave të zeza nga ana e grave.
Ai u përgjigj: Veshja e rrobave të caktuara me rast ngushëllimi konsiderohet prej shpikjeve në fe –mesa dimë-, sepse me një veprim të tillë njeriu mund të tregojë (shfaq) hidhërim ndaj kaderit të Allahut të Lartësuar, edhe pse disa njerëz mendojnë se një gjë e tillë nuk përbën problem. Porse derisa të parët tanë të mirë nuk e kanë bërë një gjë të tillë -e kjo shfaq diçka prej hidhërimit- nuk ka dyshim se lënia e saj është më parësore, sepse njeriu kur e vesh atë ndodh (rrezikon) që të jetë më afër mëkatit.
Mexhmu fetaua ue rasial (17/410)
Po ashtu ai (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: Veshja e rrobeve të zeza si pikëllim për të vdekurin konsiderohet prej shpikjeve në fe dhe shfaqje mërzie. Kjo përngjason me grisjen e rrobave dhe goditjen e fytyrës nga të cilat Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është distancuar nga ai që i vepron, duke thënë: “Nuk është prej nesh ai që grisë rrobat, godet fytyrën dhe lutet me lutjet e kohës së injorancës”.
Mexhmu fetaua ue rasial 17/414)
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures El Fatiha në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen