“A përsëritet ajo që ka thënë më parë muezini nëse ti fillon ta dëgjosh atë në mes të ezanit? Psh nëse ti ke qenë në namaz kur ka filluar ezani dhe e arrin muezinin tek fjala e tij: ‘Hajje ales-salah’. A e thua ‘Allahu ekber’ katër herë, pastaj dy shehadetet nga dy herë deri sa të arrish aty ku është muezini prej ezanit?
Nuk ka diçka të transmetuar në këtë çështje. Por ajo që përmendet në librat e fukahave (dijetarëve të jurisprudencës islame) është se njeriu e përsërit atë që i ka ikur nga ezani. Sepse ezani është një adhurim i vetëm që nuk copëzohet, prandaj e përsërisim atë që na ka ikur prej ezanit, pastaj vazhdojmë aty ku është muezini, përndryshe nuk e kemi plotësuar përsëritjen e ezanit. Sepse ezani nga fillimi në fund është një adhurim i vetëm. Prandaj ajo që kanë thënë dijetarët është se: Nëse angazhohesh nga një pjesë e ezanit, pastaj e arrin atë, e përsërit atë aty ku e arrin, pastaj e plotëson deri në fund. Dhe nuk ka problem në këtë në dashtë Allahu. Dhe Allahu i Lartësuar e di më së miri.”
Përktheu: Emin Bilali
Të Ngjashme
- Ai që nuk e kthen selamin kur dikush e përshëndet me selam Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Disa dispozita që lidhen me sexhden e harresës Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz
- Gjërat që e prishin namazin Udha e Besimtarëve
- Ikja nga tërmeti nuk bie ndesh me mbështetjen tek Allahu Ibën Rexheb el Hanbeli
- Lutja në ruku Udha e Besimtarëve