Nga shejhu Mukbil bin Hadij el Uadi`ij
Marrë nga El Exhuibeh es-Sedideh fi fetaual akideh fq 132
Jo, ato nuk janë argument, sepse Allahu thotë: “ Pasoni atë që u është zbritur nga Zoti juaj dhe mos zgjidhni të pasoni të tjerë përvec Tij. Sa pak që përkujtoheni” (Araf 3). Njerëzit, në lidhje me këtë cështje janë ndërmjet ekstremizmit dhe neglizhimit. Një pjesë i flak tutje ato dhe shprehet në lidhje me fjalët e selefëve: Ata janë njerëz dhe ne jemi njerëz. Është e vërtetë që ne jemi njerëz dhe ata ishin njerëz, por dallimi është si ndërmjet qiellit dhe tokës, ne ndihmohemi me kuptimet e tyre për të kuptuar Librin e Allahut dhe Sunetin e Profetit salallahu alejhi ue selem . Zuhriu kishte një shok me të cilin shoqëroheshin gjithmonë gjatë kërkimit të diturisë në shkrimin e haditheve nga Profeti salallahu alejhi ue selem , pasiqë mbaruan së shkruari hadithet nga Profeti salallahu alejhi ue selem , Zuhriu vazhdoi të shkruante etheret nga sahabët, ndërsa shoku i tij nuk e bëri këtë gjë sepse nuk e konsiderontë që në to kishte dituri. Më pas ky person (shok i tij) tha: Ai (Zuhriu) arriti sukses dhe fitore. Pra nëse nuk do të kishte dobi në to, nuk do ishin lodhur dijetarët që të shkruanin libra rreth tyre dhe t`i përmendnin në librat e tyre, si psh Ibn Xheriri në Tefsirin e ti, Ibn Ebi Shejbeh në Musanefin e tij, Abdurezaku në Musanefin e tij, Bejhakiu në Sunenin e tij, dhe shumë libra të tjerë të suneneve të cilat përmendin thëniet e selefëve. Pra, nuk mund të thuhet se ato janë të pavlera, përkundrazi ne përfitojmë goxha nga kuptimi i tyre dhe duhet ta kuptojmë Kuranin dhe Sunetin sipas kuptimit të tyre. Por në anën tjetër themi se fjalët e tyre nuk janë argument në vetvete, sepse Allahu thotë: “ Cdo cështje që bini në kundërshtim mes jush, gjykimin e saj e gjeni tek Allahu” ( Shura 10) dhe thotë: “ Nëse kundërshtoheni për dicka mes jush, referojeni për gjykim tek Allahu dhe i Dërguari” (Nisa 99) dhe thotë: “ Kjo është rruga Ime drejtë , ndaj pasojeni atë” (Enam 153) dhe : “ Cfarë t`u japë i Dërguari merreni (pranojeni dhe zbatojeni) “ (Hashr 7) .
Pra kemi tre kategori njerëzish:
- 1. Një pjesë i refuzojnë totalisht thëniet e sahabëve dhe tabiinëve, duke thënë: Ne jemi njerëz ashtu sic ata ishin njerëz, në vecanti xhemati i Tekfirit.
- 2. Një pjesë tjetër kaloi në ekstremitet duke i përdorur ato si argument në vetvete, pretendim ky i rrëzuar nga argumentet e lartpërmendura.
- 3. Kategoria e tretë janë ata që thonë se i mbështetemi Allahut dhe kërkojmë ndihmë prej Tij fillimisht, më pas ndihmohemi me kuptimet e selefëve për të kuptuar Kuranin dhe Sunetin.
Përktheu: Shuajb Rexha
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures El Fatiha në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen