Falënderimet i takojnë vetëm Allahut! Ajo që më së shumti të bën të ndihesh i qetë dhe i sigurtë është ndjesia se Allahu është Ai që të ruan ty. Allahu i Lartësuar thotë: “Për çdo njeri ka mbikqyrës.”
Prej gjërave më të bukura që të bën të ndihesh i qetë dhe i sigurtë gjatë jetës është ndjesia se Allahu të ruan. Allahu thotë: “Ndonëse mbi ju ka rojtarë (që ju vëzhgojnë).”
Ai të ruajti dhe u kujdes që në momentin kur ti ishte një pikë uji në mitrën e nënës. Pastaj kur dole dhe u bëre pjesë e kësaj bote kujdesi dhe ruajtja e Tij të bënë të ndihesh i qetë dhe i sigurt. Përse ke frikë përderisa engjëjt e Zotit të ruajnë me urdhërin e Tij, madje qëndrojnë pranë teje nëse fle gjumë me abdes. E nëse lexon edhe ajetin Kursij atëherë gjatë gjumit një engjëll qëndron duke të ruajtur.
Ai që kujdeset për ty dhe të ruan është Zoti yt, prandaj ji i qetë dhe largoje nga vetja brengën dhe mërzinë. Le të jetë në dijeninë tënde se engjëjt janë me ty, dhe turpërohu prej tyre siç ka urdhëruar i dashuri ynë Muhamedi (alejhi selam). Betohem në Zotin se besimi në engjëjt dhe para kësaj besimi në Allahun e Lartësuar konsiderohen prej gjërave që sjellin qetësinë dhe sigurinë në jetën e njeriut.
Qëndro me Allahun, ruaje Allahun, turpërohu nga shikimi i Tij, nga shikimi i engjëjve që janë ngarkuar për të shënuar dhe llogaritur veprat e tua. Mos kryej ndonjë vepër të shëmtuar dhe t’i detyrosh të dalin nga shtëpia jote e si rrjedhojë të dalë edhe qetësia prej kraharorit tënd.
O Zoti i botëve! Na ruaj dhe na merr nën kujdesin Tënd!
Shejh Sead el Atijk
Përktheu: Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- Këto janë pyetjet më të mëdha të jetës tënde. Udha e Besimtarëve
- Njeriu duhet të pyesë veten, përse ndodhin këto! Udha e Besimtarëve
- Ligji i pandryshueshëm i Allahut Udha e Besimtarëve
- Begatia e vërtetë e jetës Udha e Besimtarëve
- Kategoritë e njerëzve që jetojnë për këtë botë dhe harrojnë botën tjetër Udha e Besimtarëve