Mekhuli, Allahu e mëshiroftë, thotë:
Foshnja në barkun e nënës nuk kërkon, nuk mërzitet dhe nuk pikëllohet. Kësaj foshnje i vjen furnizimi duke qenë në bark të nënës nëpërmjet gjakut të saj. Kjo është edhe arsyeja që gruas i ndërpritet gjaku i menstruacioneve.
Në momentin kur lind ai fillon të qajë për shkak të kontaktit të parë me një vend të ri e të panjohur. Kur i pritet kërthiza, rizku (furnizimi) i tij kalon tek gjiri i nënës që ai të mos frikësohet, të trembet apo pikëllohet. Pastaj rritet e bëhet fëmijë dhe arrin të marrë me dorën e tij dhe të ushqehet.
Kur arrin moshën e pjekurisë thotë: “Nga do ta fitoj rizkun? Si do ta arrij atë?” Dhe fillon e mendon keq për Allahun e Madhëruar duke menduar se nuk ka për ta furnizuar!
Mekhuli vazhdon duke thënë: I shkreti ti! A nuk të ushqeu Ai kur ishe në barkun e nënës dhe kur ishe fëmijë i vogël?! Tani që fillove të logjikosh dhe të forcohesh thua: “Nga do ta gjej rizkun (furnizimin)!!!?”
Përshtati: Fatjon Isufi
Dosje: rizku
Të Ngjashme
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli
- A mund të ndikojë mësyshi edhe në këtë rast? Emin Bilali
- Si ka mundësi që Allahu ua jep dynjanë jobesimtarëve?! Emin Bilali
- Cilat ishin fjalët e fundit që tha Profeti para se të largohej nga kjo botë? Udha e Besimtarëve