Ashpërsia ndaj atyre që gënjejnë qëllimisht ndaj të Dërguarit të Allahut! Sunen Ibn Maxheh

January 30, 2017

  1. Tema: Ashpërsia ndaj atyre që gënjejnë qëllimisht ndaj të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

28/30. (Sahih)[1] Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh, Suvejd bin Seid, Abdullah bin Amir bin zurarah dhe Ismail bin Musa se kanë thënë: Na ka treguar Sheriku: Nga Simaki: Nga Abdurrahman bin Abdullah bin Mesud: Nga babai i tij se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush gënjen ndaj meje qëllimisht, atëherë le të përgatisë vendin e tij nga zjarri.”[2]

 

29/31. (Sahih) Na ka treguar Abdullah bin Amiri bin Zurarah dhe Ismail bin Musa se kanë thënë: Na ka treguar Sheriku: Nga Mensuri: Nga Ribi’jji bin Hirash: Nga Aliu radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Assesi mos gënjeni ndaj meje, sepse gënjeshtra ndaj meje të shtie në zjarr.”[3]

 

30/32. (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin Rumhi el-Misrijju se ka thënë: Na ka treguar Lejth bin Sad: Nga Ibën Shihab: Nga Enes bin Malik se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush gënjen ndaj meje -mendoj se ka thënë qëllimisht-, atëherë le të përgatisë vendin e tij nga zjarri.”[4]

 

31/33. (Sahih) Na ka treguar Ebu Khuthemeh Zuhejr bin Harb se ka thënë: Na ka treguar Hushejm: Nga Ebi ez-Zubejr: Nga Xhabiri se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “ Kush gënjen ndaj meje qëllimisht, atëherë le të përgatisë vendin e tij nga zjarri.”[5]

 

 32/34. (Sahih ligajrihi)[6] Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh se ka thënë: Na ka treguar Muhamed bin Bishr: Nga Muhamed bin Amër: Nga Ebi Selemeh: Nga Ebu Hurejra se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush thotë ndaj meje atë që unë nuk e kam thënë, atëherë le të përgatisë vendin e tij nga zjarri.”[7]

 

 33/35. (Hasen) Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh se ka thënë: Na ka treguar Jahja bin Jala et-Temijju: Nga Muhamed bin Is’hak: Nga Ma’bed bin Kab: Nga Ebu Katadeh se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nga ky minber të thotë: “Kini kujdes nga fjalët (transmetimet) e shumta ndaj meje. Kush flet (transmeton) nga mua, atëherë le të thotë të vërtetën. E kush thotë ndaj meje atë që unë nuk e kam thënë, atëherë le të përgatisë vendin e tij nga zjarri.”[8]

 

 34/36. (Sahih) Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh dhe Muhamed bin Beshar se kanë thënë: Na ka treguar Gunder Muhamed  bin Xhaferr se ka thënë: Na ka treguar Shubeh: Nga Xhami’i bin Sheddad Ebi Sakhrah: Nga Amir bin Abdullah bin ez-Zubejr: Nga Babai i tij se ka thënë: I thashë Zubejr bin el-Avvam: Si është puna me mua që nuk të dëgjoj të transmetosh hadithe nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ashtu siç dëgjoj Ibën Mesudin, filanin dhe filanin (të transmetojnë)? Tha: Përsa më përket mua, unë nuk jam ndarë prej tij që në momentin që kam pranuar Islamin. Porse unë kam dëgjuar prej tij (nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) një fjalë, ku thotë: “Kush gënjen ndaj meje qëllimisht, atëherë le të përgatisë vendin e tij nga zjarri.”[9]

 

35/37. (Sahih) Na ka treguar Suvejd bin Seid se ka thënë: Na ka treguar Ali bin Mus’hir: Nga Mutarifi: Nga Atijjeh: Nga Ebi Seid se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush gënjen ndaj meje qëllimisht, atëherë le të përgatisë vendin e tij nga zjarri.”[10]

 

Përktheu Unejs Sheme

 

[1]Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është (Sahih, madje mutevatir).

[2] “Er-Rauda en-Nedir” (707) dhe (885), “Sahihah” (1383), Tirmidhiu (2257) dhe “Tuhfeh” (9368)

[3] Buhariu (106), Muslimi (1), Tirmidhiu (2660) dhe “Tuhfeh” (10078)

[4] Buhariu (108), Mulimi (2), Tirmidhiu (2661), “Er-Rauda en-Nedir” (707) dhe “Tuhfeh” (1525)

[5] “Er-Rauda en-Nedir” dhe “Tuhfeh” (2993)

[6] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është (Hasen Sahih).

[7] Buhariu (110), Muslimi (3), “Er-Rauda en-Nedir”, “El-Mishkah” (5940) dhe “Tuhfeh” (15089)

[8] “Sahihah” (1753) dhe “Tuhfeh” (12130)

[9] Buhariu (107), Ebu Daudi (3651), “Er-Rauda en-Nedir” dhe “Tuhfeh” (3623)

[10] Muslimi (3004), “Er-Rauda en-Nedir” dhe “Tuhfeh” (4245)

Loading...