Bëj mirë të gjesh mirë!
“I tha Hadixhes pasi ia tregoi lajmin: U frikësova për veten!
E ajo i tha: Kurrsesi (mos u frikëso)! Pasha Allahun, nuk të trishton ty Allahu kurrë, sepse; ti i mban lidhjet farefisnore, e ndihmon atë që është i varur nga të tjerët, i jep atij që s’ka, e respekton mikun, je i gjindshëm në fatkeqësi [dhe thua gjithmonë të vërtetën].”
(Buhari: 3. Ndërsa shtesa është po aty te kapitulli i tefsirit.)
Thotë Ibn Haxheri: E përshkroi atë me bazat e moraleve të fisme.
“Fet’h” fq. 33.
Nga ky hadith kuptojmë se besimi i natyrshëm që ekziston në shpirtrat e pastër është se shpërblimi është sipas veprës. (Ti je i mirë prandaj bindu se nuk do të gjesh prej Zotit tënd veçse të mirën.)
Dhe se: “Allahu nuk e humbet shpërblimin e vepërmirëve.”
Kjo është bindje që ekziston vetvetiu në natyrat e pastra, dhe ky është ligj i Allahut që kuptohet edhe nga fjala e melekut drejtuar Haxheres. Pasi i tregoi asaj se ky foshnje bashkë me të atin e tij do të ndërtojnë aty një vend-adhurimi (Qaben), i tha: “Allahu nuk i humbet robërit e Tij!”
Prandaj bëj mirë se do të gjesh mirë!
Të Ngjashme
- Agjërimi i Ditës së Ashures Udha e Besimtarëve
- Ndërmjetësimi i Madh në Ditën e Llogarisë Udha e Besimtarëve
- Cilat Ishin Fjalët e Fundit të Pejgamberit? Udha e Besimtarëve
- Çfarë nënkuptohet me prangosjen e shejtanëve në muajin e Ramazanit? Udha e Besimtarëve
- Histori e bukur dhe mbreslënëse e hyrjes në Islam të Selman Farisiut (Persianit) Udha e Besimtarëve