Çdo mirësi është sadaka
إنَّالحمدلله ؛نحمدهونستعينهونستغفرهونتوبإليه، ونعوذباللهمنشرورأنفسناوسيئاتأعمالنا،منيهدهاللهفلامضلله ،ومنيضللفلاهاديله،وأشهدأنلاإلهإلااللهُوحدهلاشريكله، وأشهدأنَّمحمداًعبدهورسوله، بلَّغ الرسالة ، وأدى الأمانة ، ونصح الأمة ، وجاهد في الله حق جهاده حتى أتاه اليقين ، فما ترك خيرًا إلا دل الأمة عليه ولا شرًا إلا حذرها منها ؛ فصلوات الله وسلامه عليه وعلى آله وصحبه أجمعين.
Falënderuar qoftë Allahu! Vetëm Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë, dhe tek Ai pendohemi. E lusim Allahun të na mbrojë nga e keqja e veteve dhe të këqijat e veprave tona! Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush që e devijon, dhe ai që ka devijuar nuk ka kush t’a udhëzojë përveç Allahut. Dëshmoj se nuk e meriton adhurimin askush tjetër përveç Allahut, të Vetëm e të pa shok, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij i fundit. Ai e kreu amanetin, e këshilloi umetin, dhe luftoi në mbrojtje të rrugës së Allahut me një luftë të denjë derisa i erdhi vdekja.
Ai nuk la asnjë të mirë veçse udhëzoi për tek ajo, dhe nuk la asnjë të keqe e që nuk paralajmëroi në lidhje me rrezikun e saj. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij!
O besimtarë, kini frikë Allahun Zotin tuaj, dhe tregoni kujdes në të gjitha punët pasi ato i mbikqyr një Zot që dëgjon dhe shikon. Allahu i Madhëruar ka thënë:
{يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا * يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَمَنْ يُطِعِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا}[الأحزاب:70-71]
“O ju që keni besuar! Frikësojuni Allahut me një frikë të denjë, dhe flisni vetëm fjalë të drejta në mënyrë që Allahu t’ua përmirësojë veprat dhe t’ua falë gjynahet tuaja. E dijeni se kush e ndjek Allahun dhe të Dërguarin e Tij, vërtet ka fituar një fitore të madhe.” [El-Ahzab: 70-71]
Në Sahihun e Buhariut transmetohet nga Xhabir bin Abdullah (radijAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: (كُلُّ مَعْرُوفٍ صَدَقَةٌ – Çdo e mirë është sadaka.) Këtë hadith e transmeton edhe Muslimi në Sahihun e tij nga Hudhejfe (radijAllahu anhu).
Ky hadith konsiderohet një rregull gjithpërfshirës dhe i dobishëm në fushën e bamirësisë. Bamirësia nuk kufizohet vetëm në vlerë monetare por shtrirja e saj është më e larmishme dhe dera e saj është më e gjerë, në kundërshtim me atë që mund të mendohet.
Madje, në lidhje me këtë hadith tregohet se disa prej muhaxhirëve të varfër nga shokët e Pejgamberit (salAllahu alejhi ue selem) e patën menduar një gjë të tillë dhe i’u drejtuan Pejgamberit për t’a pyetur në lidhje me këtë.
Transmetohet në Sahihun e Muslimit nga Ebu Dheri (radijAllahu anhu) se ka thënë: “Disa prej shokëve të Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) erdhën tek i Dërguari i Allahut dhe i thanë: O i Dërguar i Allahut! Përparuan njerëzit e kamur (njerëzit e kamur konsideroheshin ata që kishin pasuri). Ata falen sikurse falemi ne, agjërojnë ashtu siç agjërojmë ne, dhe japin sadaka nga ajo që u tepron prej pasurisë së tyre! I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) tha:
أَوَلَيْسَ قَدْ جَعَلَ اللَّهُ لَكُمْ مَا تَصَّدَّقُونَ! إِنَّ بِكُلِّ تَسْبِيحَةٍ صَدَقَةً، وَكُلِّ تَكْبِيرَةٍ صَدَقَةٌ، وَكُلِّ تَحْمِيدَةٍ صَدَقَةٌ، وَكُلِّ تَهْلِيلَةٍ صَدَقَةٌ، وَأَمْرٌ بِالْمَعْرُوفِ صَدَقَةٌ، وَنَهْىٌ عَنْ مُنْكَ صَدَقَةٌ، وَفِى بُضْعِ أَحَدِكُمْ صَدَقَةٌ
“A nuk ua ka mundësuar Allahu edhe juve që të jepni sadaka?! Vërtet që çdo tesbih (subhanAllah) është sadaka, çdo tekbir (Allahu Ekber) është sadaka, çdo tehmid (elhamdulilah) është sadaka, çdo tehlil (la ilahe il’Allah) është sadaka, çdo urdhërim për mirë është sadaka, çdo ndalim nga e keqja është sadaka, madje edhe marrëdhëniet intime me gratë tuaja konsiderohen sadaka. Thanë: O i Dërguar i Allahut, a edhe kur ndonjëri prej nesh ndjek qejfin e vet do të ketë ketë për këtë shpërblim? Ai tha:
أَرَأَيْتُمْ لَوْ وَضَعَهَا فِي حَرَامٍ أَكَانَ عَلَيْهِ فِيهَا وِزْرٌ؟ فَكَذَلِكَ إِذَا وَضَعَهَا فِي الْحَلاَلِ كَانَ لَهُ أَجْرٌ
Ç’mendoni nëse dikush do t’a kishte bërë një vepër të tillë në mënyrë të ndaluar, a do të merrte për këtë gjynah? Kështu pra, nëse ai e bën atë vepër në mënyrë të lejuar ai do të marrë për të shpërblim.”
Të nderuar besimtarë! Bamirësia është një detyrë e përditshme që e shoqëron muslimanin gjatë gjithë jetës së tij dhe ajo përsëritet me përsëritjen e ditëve të tij. Çdo ditë të cilën e arrin duke qenë në mirëqenie dhe shëndet në trup, kërkohet t’a shoqërojë me lavdërimin dhe falënderimin e Allahut për këto mirësi duke dhënë lëmoshë dhe sadaka në mënyra të ndryshme.
Transmeton Muslimi në Sahihun e tij nga Ebu Dherri (radijaAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
عَلَى كُلِّ سُلاَمَى مِنْ أَحَدِكُمْ صَدَقَةٌ –والسلامى: المفاصل- فَكُلُّ تَسْبِيحَةٍ صَدَقَةٌ ، وَكُلُّ تَحْمِيدَةٍ صَدَقَةٌ ، وَكُلُّ تَهْلِيلَةٍ صَدَقَةٌ، وَكُلُّ تَكْبِيرَةٍ صَدَقَةٌ ، وَأَمْرٌ بِالْمَعْرُوفِ صَدَقَةٌ وَنَهْىٌ عَنِ الْمُنْكَرِ صَدَقَةٌ ، وَيُجْزِئُ مِنْ ذَلِكَ رَكْعَتَانِ يَرْكَعُهُمَا مِنَ الضُّحَى
“Për çdo nyje që ka secili prej jush në trupin e tij kërkohet të jepet sadaka (me nyje ka për qëllim vendet ku bashkohen kockat me njëra-tjetrën). Kështu që çdo tesbih (subhanallah) është sadaka, çdo tehmid (elhamdulilah) është sadaka, çdo tehlil (la ilahe il’Allah) është sadaka, çdo tekbir është sadaka, urdhërimi për të mirë është sadaka, ndalimi nga e keqja është sadaka. Të gjitha këto i përmban falja e dy rekateve që dikush i fal në kohën e paradites (duhasë).”
Pra, meditoni -Allahu ju bekoftë – në lidhje me shumëllojshmërinë e dyerve të lëmoshës ngase prej saj ka që mjafton të thuhen fjalët: subhanAllah, elhamdulilah, Allahu ekber dhe La ilahe ila Allah. Prej saj ka që është në dobi të të tjerëve.
Madje, për çdo të mirë që njeriu bën në dobi të vëllezërve të tij muslimanë prej veprave ndihmuese, mbështetëse dhe formave të mirësisë, të gjitha konsiderohen sadaka.
Transmeton Tirmidhiu nga Ebu Dheri (radijaAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
تَبَسُّمُكَ فِي وَجْهِ أَخِيكَ لَكَ صَدَقَةٌ، وَأَمْرُكَ بِالمَعْرُوفِ وَنَهْيُكَ عَنِ الْمُنْكَرِ صَدَقَةٌ، وَإِرْشَادُكَ الرَّجُلَ فِي أَرْضِ الضَّلاَلِ لَكَ صَدَقَةٌ، وَبَصَرُكَ لِلرَّجُلِ الرَّدِيءِ البَصَرِ لَكَ صَدَقَةٌ، وَإِمَاطَتُكَ الحَجَرَ وَالشَّوْكَةَ وَالعَظْمَ عَنِ الطَّرِيقِ لَكَ صَدَقَةٌ، وَإِفْرَاغُكَ مِنْ دَلْوِكَ فِي دَلْوِ أَخِيكَ لَكَ صَدَقَةٌ
“T’i buzëqeshësh vëllait tënd në fytyrë konsiderohet sadaka, urdhërimi për bamirësi dhe pengimi i së keqes konsiderohet sadaka, orientimin e dikujt që ka humbur rrugën konsiderohet sadaka. T’i sqarosh një njeriu që nuk i ka gjërat e qarta konsiderohet sadaka, largimi i një guri, ferre apo kocke nga rruga konsiderohet sadaka. Mbushja e ujit nga kova jote për të mbushur kovën e vëllait tënd të cilën e ke nxjerrë nga pusi konsiderohet sadaka.” Kështu pra, dyert e lëmoshës dhe sadakasë janë të larmishme.
Prandaj o robër të Allahut, shfrytëzojini mundësitë e shumta të sadakasë duke i shtuar në të gjitha format e saj të larmishme për t’iu afruar edhe më shumë Allahut të Madhërishëm.
E nëse dikush për shkak të pamundësisë ekonomike mund të thotë: ‘Unë nuk kam pasuri’, apo ‘nuk kam mundësi të jap sadaka dhe lëmoshë’, atëherë le të shikojë sesa e madhe është mirësia e Allahut në raport me pyetjen që dikush i pati drejtuar të Dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem”.
Transmeton Imam Ahmedi nga Ebu Hurejra (radijaAllahu anhu): Një burrë erdhi te i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut, cila është vepra më e mirë? Tha: Besimi në Allahun dhe lufta në mbrojtje të rrugës së Allahut. Ai tha:E nëse nuk mund t’a bëj këtë? Tha: Të ndihmosh një të humbur (që ka humbur rrugën) apo të ndihmosh një njeri të ngratë. Ai tha: E nëse nuk mund t’a bëj këtë? Tha: Përmbaje veten nga e keqja, sepse ajo është sadaka që i’a dhuron vetes tënde.”
Lusim Zotin e Lartmadhëruar të na udhëzojë të gjithëve në përmirësimin e fjalëve dhe veprave tona, si dhe të na i rregullojë të gjitha çështjet tona! Vërtet, Ai është Dëgjues dhe Pranues i lutjeve!
Këtu e përfundoj fjalën time, dhe i kërkoj falje Allahut për vete dhe për ju dhe për gjithë muslimanët për çdo gjynah. Kërkoni falje prej Tij që Ai t’ju falë, sepse Ai është Falës dhe Mëshirues i madh.
Hytbja e dytë:
الحمدللهحمد الشاكرين ، وأثني عليه ثناء الذاكرين ، أحمده بمحامده التي هو لها أهل ، وأثني عليه الخير كله، لا أحصي ثناءً عليه هو كما أثنى على نفسه ،وأشهدأنلاإلهإلاالله، وأشهدأنَّمحمداًعبدهورسوله ؛ صلىاللهوسلَّمعليهوعلىآلهوأصحابهأجمعين .
Falënderimi i takon Allahut ashtu siç e falënderojnë falënderuesit, dhe e lëvdojmë Atë ashtu siç e lëvdojnë përkujtuesit! E falënderoj ashtu siç Ai e meriton të falënderohet dhe e lëvdojmë me të gjitha lëvdatat, lëvdim që nuk mund të përshkruhet pasi Ai është i lëvduar ashtu si e ka lëvduar veten e Vet. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij, paqja qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij.
Në vijim: Të nderuar! Kini frikë Zotin ngase Ai që i frikësohet Allahut Allahu ka për t’a mbrojtur.
Robër të Allahut! Janë dy çështje shumë të mrekullueshme në lidhje me rëndësinë e lëmoshës, dhe ato kanë të bëjnë me njeriun e varfër që nuk ka para
E para: Sadopak që i varfëri të japë lëmoshë qoftë edhe një qindarkë nga pasuria e tij e pakët, mund t’ia tejkalojë në shpërblim si dhe të shpërblehet më shumë se një i pasur që ka pasuri të madhe dhe mundet të japë mijëra apo miljona.
Tek Nesaiu dhe të tjerë përveç tij transmetohet nga hadithi i Ebu Hurejrës (radijaAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
سَبَقَ دِرْهَمٌ مِئَةَ أَلْفٍ))، قَالُوا : «وكَيْفَ» ، قَالَ : ((كَانَ لِرَجُلٍ دِرْهَمَانِ تَصَدَّقَ بأَحَدِهُمَا ، وَانطَلَقَ رَجُلٌ إِلَى عُرْضِ مَالِهِ فَأَخَذَ مِنْهُ مِئَةَ أَلْفٍ فَتَصَدَّقَ )
“I’a kaloi në shpërblim një dirhem njëqind mijë dirhemëve. Ata që ishin të pranishëm thanë: E si është e mundur kjo? Tha: Një burrë kishte vetëm dy dirhem dhe njërin prej tyre e dhuroi sadaka. Ndërkaq, një burrë tjetër nga e tërë pasuria e tij (e madhe) nxori prej saj njëqind mijë dirhem dhe i dha ato lëmoshë.” Pra, i pari dha gjysmën e të hollave të tij plotësisht, kurse i dyti dha një shumë të vogël të parave si sadaka në krahasim me atë që ai kishte. Pra, ka dallim mes atij që jep sadaka gjysmën e parave të tij dhe atij që jep sadaka një shumë të vogël prej tyre. Dhe kështu një dirhem i kaloi në shpërblim njëqind mijë dirhemët.
E dyta: Dhe që është shumë më e mrekullueshme, është fakti se nëse i varfëri ka në zemrën e tij qëllim të sinqertë të cilin e vendos mes tij dhe Zotit të tij, se; po të kishte edhe ai pasuri ashtu siç ka i pasuri edhe ai do të kishte dhuruar ashtu siç bën i pasuri.
Në këtë rast ai shpërblehet ashtu siç shpërblehet edhe një i pasur që jep sadaka dhe të dy janë të barabartë në shpërblim, ku njëri e arriti atë shpërblim me pasurinë e tij dhe tjetri vetëm me nijetin (qëllimin) e tij të mirë. Tirmidhiu shënon nga Ebu Kabshah el-Emarij (radijaAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
إِنَّمَا الدُّنْيَا لأَرْبَعَةِ نَفَرٍ : عَبْدٍ رَزَقَهُ اللَّهُ مَالاً وَعِلْمًا فَهُوَ يَتَّقِي فِيهِ رَبَّهُ وَيَصِلُ فِيهِ رَحِمَهُ وَيَعْلَمُ لِلَّهِ فِيهِ حَقًّا؛ فَهَذَا بِأَفْضَلِ الْمَنَازِلِ ، وَعَبْدٍ رَزَقَهُ اللَّهُ عِلْمًا وَلَمْ يَرْزُقْهُ مَالاً فَهُوَ صَادِقُ النِّيَّةِ يَقُولُ: لَوْ أَنَّ لِي مَالاً لَعَمِلْتُ بِعَمَلِ فُلاَنٍ فَهُوَ بِنِيَّتِهِ فَأَجْرُهُمَا سَوَاءٌ ، وَعَبْدٍ رَزَقَهُ اللَّهُ مَالاً وَلَمْ يَرْزُقْهُ عِلْمًا فَهُوَ يَخْبِطُ فِي مَالِهِ بِغَيْرِ عِلْمٍ لاَ يَتَّقِي فِيهِ رَبَّهُ وَلاَ يَصِلُ فِيهِ رَحِمَهُ وَلاَ يَعْلَمُ لِلَّهِ فِيهِ حَقًّا؛ فَهَذَا بِأَخْبَثِ الْمَنَازِلِ ، وَعَبْدٍ لَمْ يَرْزُقْهُ اللَّهُ مَالاً وَلاَ عِلْمًا فَهُوَ يَقُولُ: لَوْ أَنَّ لِي مَالاً لَعَمِلْتُ فِيهِ بِعَمَلِ فُلاَنٍ ؛ فَهُوَ بِنِيَّتِهِ فَوِزْرُهُمَا سَوَاءٌ
“Në këtë botë ekzistojnë katër kategori njerëzish:
- Një njeri që Allahu e ka furnizuar dhe i ka dhuruar pasuri dhe dituri, dhe ai i’a ka frikën Zotit në lidhje me mënyrën se si e shpenzon pasurinë, i mban lidhjet familjare nëpërmjet saj, di si t’ia japë hakun siç ka kërkuar Allahu. Ky është në pozitën më të mirë tek Allahu.
- Një njeri të cilit Allahu i ka dhuruar dije mirëpo nuk i ka dhënë pasuri, dhe ai duke qenë i sinqertë në nijetin e tij thotë: “Nëse unë do të kisha pasuri do të kisha punuar ashtu siç ka punuar edhe filani.” Edhe pse këtë e bën vetëm me nijetin e tij, të dy tek Allahu e kanë shpërblimin të barabartë.
- Një njeri të cilit Allahu i ka dhuruar pasuri mirëpo nuk i ka dhuruar dije, dhe ai e shpërdoron pasurinë pa e ditur se ku duke mos i’a patur frikën Zotit të tij dhe duke mos i mbajtur lidhjet familjare, dhe duke mos ditur t’ia japë hakun asaj siç e ka kërkuar Allahu. I tilli është në pozitën më të keqe tek Allahu.
- Dhe një njeri të cilit Allahu nuk i ka dhuruar as pasuri dhe as dije, dhe ai thotë: “Nëse do të kisha patur pasuri do të kisha vepruar edhe unë siç ka bërë filani (ai që ishte në pozitën më të keqe).” Edhe pse ai e bëri këtë vetëm me nijetin e tij, barra e gjynahut e të dyve është e njëjtë.
E lusim Allahun e Plotfuqishëm të na frymëzojë të jemi të arsyeshëm dhe të na i rregullojë punët tona, si dhe të mos na lërë t’i mbështetemi veteve tona as sa hap e mbyll sytë.
Dërgoni salavate dhe selame – Allahu ju ruajtë – për Muhamedin të birin e Abdullahut, ashtu siç u ka urdhëruar Allahu në Librin e Tij duke thënë:
{إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا صَلُّوا عَلَيْهِ وَسَلِّمُوا تَسْلِيمًا}[الأحزاب:56]
“Vërtet, Allahu dhe melaiket e Tij i dërgojnë salavatet (bekimet) e tyre mbi Pejgamberin. O ju që keni besuar, lutuni për bekime ndaj tij dhe dërgoni selame për të duke u lutur për të.” [El-Ahzab: 56] Ndërsa Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
(مَنْ صَلَّى عَلَيَّ صَلَاةً صَلَّى الله عَلَيْهِ بِهَا عَشْرًا)
“Kush dërgon salavat mbi mua një herë (duke u lutur për bekimin tim) Allahu do t’a begojë atë dhjetë herë.”
اللهم صلِّ على محمدٍ وعلى آل محمد كما صلَّيت على إبراهيم وعلى آل إبراهيم إنَّك حميدٌ مجيد، وبارك على محمدٍ وعلى آل محمد كما باركت على إبراهيم وعلى آل إبراهيم إنَّك حميدٌ مجيد . وارضَ اللهمَّ عن الخلفاء الراشدين ، الأئمة المهديين ؛ أبى بكرٍالصديق ، وعمرَ الفاروق ، وعثمانَ ذي النورين ، وأبي الحسنين علي، وارض اللهمَّ عن الصحابة أجمعين، وعن التابعين ومن تبعهم بإحسانٍ إلى يوم الدين ، وعنَّا معهم بمنِّك وكرمك يا أكرم الأكرمين .
O Allah, bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit ashtu siç bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit! Ti je i Lavdëruari dhe i Lavdishmi! Begatoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit ashtu siç begatove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit! Ti je i Lavdëruari dhe i Lavdishmi! Allahu qoftë i kënaqur me Kalifët e drejtë, prijësit e udhëzuar; Ebu Bekër Es-Siddikun, Umer El-Farukun, Othmanin bashkëshortin e dy dritave, dhe Aliun babain e Hasanit dhe Hysejnit! Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë sahabët, pasuesit e tyre dhe të gjithë ata që i ndoqën e do t’i ndjekin me mirësi deri në Ditën e Gjykimit! Allahu qoftë i kënaqur me ne së bashku me ta, me mirësinë dhe bujarinë Tënde o më Bujari i dhuruesve!
اللهم أعزَّ الإسلام والمسلمين ، اللهم انصر من نصر دينك وكتابك وسنَّة نبيك محمدٍ صلى الله عليه وسلم ، اللهم انصر إخواننا المسلمين المستضعفين في كل مكان ، اللهم آمن حدودنا وانصر جنودنا ووفقهم بتوفيقك يا رب العالمين ، اللهم آمِنَّا في أوطاننا ، وأصلح أئمتنا وولاة أمورنا ، واجعل ولايتنا فيمن خافك واتقاك واتبع رضاك يا رب العالمين.
O Allah, lartësoje Islamin dhe muslimanët! O Allah, ndihmoji ata që e ndihmojnë fenë Tënde, Librin Tënd dhe sunetin e të Dërguarit Tënd Muhamedit (salAllahu alejhi ue selem)! O Allah, ndihmoji vëllezërit tanë të pafuqishëm kudo që janë, na i siguro kufijtë tanë, ndihmoji popujt tanë dhe jepu atyre sukses! O Zot i botëve! Na bëj të sigurtë në vendlindjet tona dhe na i përmirëso prijësit dhe drejtuesit tanë në çështjet tona, dhe bëj që qeverisjen tonë t’a marrin ata që të frikësohen Ty, të nënshtrohen dhe e ndjekin kënaqësinë Tënde o Zot i botëve!
اللهم آت نفوسنا تقواها ، زكها أنت خير من زكاها ، أنت وليُّها ومولاها . اللهم إنا نسألك الهدى والتقى والعفة والغنى . اللهم اغفر لنا ولوالدينا ووالديهم وذرياتهم وللمسلمين والمسلمات والمؤمنين والمؤمنات الأحياء منهم والأموات . ربنا إنا ظلمنا أنفسنا وإن لم تغفر لنا وترحمنا لنكونن من الخاسرين. ربنا آتنا في الدنيا حسنة وفي الآخرة حسنة وقنا عذاب النار .
وآخر دعوانا أن الحمد لله رب العالمين .
O Allah, jepu shpirtrave tanë devotshmëri, pastroji ata pasi askush nuk mund t’i pastrojë më mirë se Ti! Ti je Zotëruesi dhe Kujdestari i tyre. O Zoti ynë, të kërkojmë udhëzim dhe devotshmëri, dlirësi dhe pasuri! O Zoti ynë, na fal neve, prindërit tanë, prindërit e prindërve tanë dhe pasardhësit e tyre, muslimanët, muslimanet dhe besimtarët e besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit! Zoti ynë, ne i kemi bërë padrejtësi veteve tona, e nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron do të jemi prej të humburve. Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë dhe të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!
Fjala jonë e fundit është: Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të botëve!
Dosje: Lëmoshë, Sadakaja, Tesbih
Të Ngjashme
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen
- A lejohet të merret rroga nëpërmjet bankës? Shejh Alij ibn Hasen el-Halebij
- Ngrënia në të njëjtën tryezë me atë që pi alkool Udha e Besimtarëve
- A lejohet të betohesh rrejshëm me qëllim që të pajtosh mes dy personave? Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz