6. Ç’është magjia dhe a lejohet praktikimi i saj?
Magjia është një praktikë e dëmshme e cila realizohet duke lidhur nyje apo duke shkruajtur simbole të ndryshme mistike me anë të të cilave bashkëpunohet me djajtë dhe përdoret nga magjistari për t’i shkaktuar dëm ndokujt, në trupin, mendjen apo shpirtin e tij.
Magjia mund të ndikojë në shëndetin e njerëzve duke u shkaktuar sëmundje, madje ndonjëherë mund të shkaktoj edhe vdekje. Ndër llojet e magjisë janë edhe ato që bëhen shkak për ta ndarë burrin nga gruaja e tij. Megjithatë, ne kemi bindjen se magjia nuk mundet ta dëmtojë askënd, përveçse me lejen e Allahut. Praktikimi i magjisë është mëkat, madje është blasfemi e cila e nxjerr njeriun nga rrethi i Islamit.
Përgatiti Edmond Ajdini
Të Ngjashme
- Vizatimet e qenieve me shpirt përmes inteligjencës artificiale Udha e Besimtarëve
- Selami: Simbol i Fesë dhe Shkak për Hyrjen në Xhenet Dr. Fatmir Strumi
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi
- Sinqeriteti në tregti Dr. Behar Hyseni
- Namazi i personit të vetëm pas safit Dr. Fatmir Strumi