Çfarë është Zekati i Fitrit?
Zekati i Fitrit ose ndryshe Sadekaja e Fitrit është lloj lëmoshe e cila jepet në fund të muajit Ramazan në formë bamirësie për të varfërit.
Qëllimi që synon kjo lloj sadekaje:
Ajo synon plotësimin e nevojave që kanë të varfërit ditën e Fitër Bajramit, si dhe shlyerjen apo korrigjimin e disa mangësive të cilat mund të kryhen gjatë ditëve të agjërimit.
Rreth këtyre që përmendëm ka argument të posaçëm i cili shpjegon qartë pse synohet kjo lloj sadekaje.
Çfarë gjykimi ka?
Të katër medh’hebet e konsiderojnë këtë sadeka si obligim për çdo person musliman qoftë ky mashkull apo femër, i madh apo i vogël në moshë, bile ibnul Mundhir prej hulumtuesve ka cituar se rreth këtij gjykimi ka unanimitet (ixhma) se dhe se konsiderohet si obligim.
(Me përjashtim të një numri tepër të vogël dijetarësh në medh’hebin maliki dhe në atë shafi’i të cilët janë të mendimit se është e pëlqyeshme [sunet i fortë] dhe ky mendim vetë dijetarët e medh’hebeve përkatëse nuk i konsiderojnë si të qënë).
Në ç’mënyrë jepet?
Sheriati e ka përkufizuar qartë se kjo lloj sadekaje jepet nga artikujt ushqimorë bazikë të atij vendi ku muslimani jeton, ku pesha e përafërt është 3kg sipas konvertimit bashkëkohor.
Ky mendim është i pjesës dërmuese të dijetarëve, përveç hanefijve të cilët janë me mendimin se kjo lloj sadekaje mund të nxirret në vlerë monetare.
Mendimi më i saktë është mendimi i pjesës dërrmuese të dijetarëve se ajo jepet komfort përcaktimit sheriatik në formë ushqimi.
Kur jepet?
Kjo lloj sadekaje bëhet si obligim të jepet në moment kur perëndon dielli në ditën e fund të Ramazanit dhe afati i fundit është para se imami të falë namazin Bajramit, por lejohet të jepet gjithashtu një ose dy ditë para siç vepronte Abdullah ibn Omeri r.a.
Shkroi: Edison Dukaj
Dosje: Zekati i Fitrit
Të Ngjashme
- A lejohet t’iu jepet zekati të afërmve? Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz
- Libër i thjeshtë dhe i përshtatshëm në lidhje me zekatin Meshhur Hasen
- A i lejohet gruas të japë zekatin në vend të burrit të saj kur ai nuk e jep atë? Udha e Besimtarëve
- Pyetje-përgjigje rreth zekatit agjërimit dhe haxhit Udha e Besimtarëve
- A Lejohet ta Paguash Zekatin me Falje Borxhesh Dr. Abdullah Nabolli