Çfarë janë fletushkat e Ibrahimit -alejhi selam-?

January 26, 2016

Çfarë janë fletushkat e Ibrahimit -alejhi selam-?

Përgjigje: Fletushkat e Ibrahimit -alejhi selam- janë ato fletushka që Allahu ia ka zbritur Pejgamberit të Tij Ibrahimit -alejhi selam-. Gjërat e përgjithshme që kanë patur këto fletë -siç kanë thënë dijetarët- ishin: Predikime, urtësi dhe mësime.

Diketari i madh El Emin Shenkiti -Allahu e mëshiroftë- në lidhje me fjalën e Allahut: “Dhe në atë çka i kemi zbritur Ibrahimit” ka thënë; nuk e ka sqaruar këtu se çfarë i ka zbritur Ibrahimit, porse e ka sqaruar në suren A’la se ato janë fletushka dhe se prej gjërave që ndodheshin në ato fletushka ishin dhe këto fjalë: “Përkundrazi ju i jepni përparësi jetës së kësaj bote, porse ahireti (bota tjetër) është më e mirë dhe më e qëndrueshme”.

Si dhe në fjalën e Allahut: “Këto janë në fletushkat e para, fletushkat e Ibrahimit dhe Musait”. [Edvaul Bejan: 1/45].

Në librin enciklopedia e fikhut: 15/167 thuhet:

“Sa u përket fletushkave të Ibrahimit dhe Davudit aro ishin predikime dhe shembuj, ska patur brenda tyre legjislacione, ndaj nuk i përfshin ato gjykimi i Librave që kanë legjislacione”.

[Lika at bab el Meftuh: 176].

Allahu e di më së miri.

Perktheu Ylli Rama

Loading...