Çfarë kuptimi ka shprehja: “Profeti alejhi selam ishte ndërmjetës mes nesh dhe Allahut”?
Profeti (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) ishte ndërmjetës që të na tejçonte fenë të cilën e zbriti Allahu, të na shpjegonte Shpalljen e Allahut (Kuranin dhe Sunnetin) dhe të na jepte Urdhrat e Allahut. Në këtë mënyrë ai ishte ndërmjetës mes nesh dhe Allahut.
Allahu i Lartësuar thotë: “O ti i Dërguar! Tejçoje, përhape atë që tu shpall ty prej Zotit tënd!” Surja Maide, 67.
Profeti (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) ka thënë: “O Allah, dëshmoi populli im!”
(Tha kështu) Pasi sahabët dëshmuan se Profeti (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) e çoi në vend amanetin dhe shpalljen e Zotit tek ata.
Besimi i çdo muslimani
Muhamed Xhemil Zejno
Anis Agovi
Të Ngjashme
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve