Çfarë kushtesh duhet të plotësojë një adhurim i saktë në Islam

March 9, 2011

E para: Një adhurim që të jetë i saktë duhet së pari të jetë në përputhje me sheriatin në sebebin (shkakun) e tij. Nëse njeriu kryen një adhurim pa ndonjë shkak të bazuar në sheriat atëherë adhruimi i tij refuzohet, sepse nuk ka të bëjë me urdhërin e Allahut dhe të profetit alejhi selam. Shembull konkret kemi kremtimin e ditëlindjes së profetit alejhi selam apo kremtimin e natës së 27 të muajit Rexheb. Mendohet se atë natë profeti alejhi selam u ngjit në qiell, por adhurime të tilla janë të refuazuara sepse nuk janë në përputhje me sheriatin.

  1. Për faktin se nuk është faktuar historikisht  që profeti alejhi selam të jetë ngritur në qiell natën e njëzet e shtatë të muajit rexheb, dhe ja librat e hadithit i kemi para duarve dhe në asnjërin nuk shënohet qoftë dhe një harf që profeti alejhi selam të jetë ngjitur në qiell natën e njëzet e shtatë të muajit rexheb. Siç dihet ky konsiderohet lajm dhe lajmi kërkon zinxhirë të saktë transmetuesish.
  2. Po edhe nëse është vërtetuar, a kemi të drejtë të shpikim në këtë ditë adhurime, apo që ta kremtojmë si festë? Kurrsesi! Për këtë arsye profeti alejhi selam kur shkoi në Medine, i gjeti Ensarët duke gëzuar dhe tha: Allahu ua ka zëvendësuar ato me dy ditë më të mira, dhe u tregoi për festën e fiter bajrmit dhe kurban bajramit. Ky hadith tregon mospëlqimin e profetit as për cdo lloj feste në islam përpos festave islame që janë tre: dy festa vjetroe që janë fitër bajrami dhe kurban bajrami dhe një festë javore që është dita e xhuma. Prandaj edhe nëse vërtet nata e njëszet e shtatë do të ishte ajo natë në të cilët profeti u ngrit në qiell  përsëri ne nuk na lejohet të shtojmë gjëra pa pasur leje nga legjislacioni islam. Pra sic u thash cështja e bidatit është e madhe dhe ndikimi i tij në zemër është shumë i keq. Nëse njeriu për momentin gjen në ato momente frikë në zemër dhe përulësi,  ta dini se më pas ajo do i kthehet ndryshe për ndryshe sepse kënaqësia e zemrës me të kotën nuk zgjat, përkundrazi pas saj vjen dhimbja plogështia dhe pikëllimi. Cdo bidat ka rrezikshmërinë e vet sepse nënkupton sharjen e legjislacionit, kjo i bie sikur profeti alejhi selam nuk e ka plotësuar sheriatin, ndërkohë që Allahu i Madhëruar thotë: “Sot përsosa për ju fenë tuaj dhe plotësova ndaj jush dhuntinë Time dhe pëlqeva për ju islamin fe.” Është e cuditshme me disa të sprovuar me këto bidate se si kujdesen maksimalisht në zbatimin e tyre dhe shkujdesen prej gjërave që janë më të dobishme dhe më të sakta. Prandaj themi se kremtimi i natës së njëzet e shtatë të muajit rexheb me mendimin se atë natë profeti alejhi selam u ngjit në qiell është bidat sepse është ndërtuar mbi një sebeb jo të ligjshëm.

E dyta: Një adhurim që të jetë i saktë, duhet së dyti të jetë në përputhje me sheriatin në llojin e tij. Përshembull, nëse njeriu bën kurban një kalë, me këtë ai kundërshton sheriatin në llojin e adhurimit, sepse kurbani nuk bëhet vetëm se në ato kafshë që janë përmendur, si lopa deveja dhe dhentë.

E treta: Një adhurim që të jetë i saktë duhet të jetë në përputhje me sheriatin në sasinë e tij. Përshembull, nëse dikush vendos të falë drekën gjashtë rekate, a është ky veprim në përputhje me sheriatin? Kurrsesi, sepse nuk përputhet me sasinë e duhur që kërkon sheriati. Nëse dikush thotë nga 35 herë subhanallah, elhamdulilah, Allahu ekber pas cdo namazi, a është e lejuar kjo gjë? Themi: Nëse me këtë veprim ke për qëllim adhurimin e Allahut atëherë ke gabuar, por nëse don të shtosh më shumë nga ajo që ka bërë profeti alejhi selam, duke besuar  se e lejuara është nga 33 herë, nëse shton më shumë në këtë rast nuk ka problem sepse me këtë ti e ndan nga adhurimi.

E katërta: Një adhurim që të jetë i saktë duhet të përputhet me sheriatin në formën e tij. Nëse një njeri kryen një adhurim të rregullt në llojin, masën, sasinë, dhe shkakun, por që e kundërshton atë në mënyrën e tij kjo përsëri nuk është vepër e saktë. Përshembull, një njeri prishi abdesin dhe shkon për ta ripërtërirë atë. Lan këmbët, pastaj i jep mes’h kokës, lan duart dhe fytyrën. Atëherë a është i saktë abdesi i tij? Jopërgjigja është: Jo, sepse ai e kundërshtoi sheriatin në formën e këtij adhurimi.

E pesta: Një adhurim që të jetë i saktë duhet  të përputhet me sheriatin në kohën e tij. Përshembull, kur një njeri agjëron ramazanin në muajin shaban apo në sheval, apo kur fal namazin e drekës para kohës apo pasi që të hyjë koha e ikindisë. Sic dihet nëse e fal para zeualit (para se të hyjë dreka) e ka falë para kohe, e nëse e fal pasi që hija bëhet dy herë sa objekti ai po e fal pas vakti e kështu namazi i tij nuk është i saktë. Për këtë arsye themi: Nëse dikush e lë namazin me qëllim deri sa ti dalë koha pa pasur ndonjë arsye, namazi i tij nuk pranohet edhe nëse falet njëmijë herë. Në këtë kontekst përfitojmë një rregull të rëndësishëm:  Cdo adhurim me kohë të caktuar, nëse njeriu e lë pa ndonjë arsye legjitime, ta dijë se ai adhurim nuk i pranohet (nëse e kryen më vonë) madje i refuzohet. Argument për këtë është hadithi i Aishes ra që përcjell se profeti alejhi selam ka thënë: Kush bën një vepër që nuk përputhet me fenë tonë ajo është e refuzuar.

E gjashta: Të jetë në përputhje me sheriatin në vendin e tij. Përshembull, nëse njeriu qëndrimin e arafatit e bën në muzdelife qëndrimi i tij nuk është i saktë, sepse ky adhurim nuk përputhet me sheriatin në vendin e tij. Ose kur njeriu kryen itikaf në shtëpinë e tij kjo nuk i pranohet, sepse vendi i itikafit është xhamia. Për këtë arsye, nuk i lejohet gruas të bëjë itikaf në shtëpinë  saj  sepse shtëpia nuk është vend për itikaf. Profeti alejhi selam kur i pa disa prej grave të tij që kishin ngritur tenda brenda në xhami i urdhëroi që ti mblidhnin ato dhe ta linin itikafin dhe nuk i këshilloi që ta bënin itikafin në shtëpitë e tyre, që  tregon se gruaja nuk mund të bëjë itikaf në shtëpi sepse kjo bie në kundërshtim me sheriatin sa i takon vendit të itikafit.

Këto janë gjashtë cilësitë që duhet të realizohen në një adhurim:

1- Shkaku

2- Lloji

3- Sasia

4- Mënyra

5- Koha

6- Vendi

Përktheu Fatjon Isufi.

Loading...