Çfarë lexonte Profeti në namazin e drekës?

April 24, 2018

Na ka treguar Ebu Bekr ibën Ebi Shejbeh, na ka treguar Ebu Daud et-Tajalisi nga Shu’beh, nga Simaku, nga Xhabir bin Semurah duke thënë: Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në namazin e drekës lexonte; Sebbihisme Rabbike el-Eala.” | El Eala. Ndërsa në namazin e sabahut lexonte më gjatë sesa kjo.” Transmeton Muslimi.

Shpjegimi:

Shejh Abdulaziz bin Abdullah er-Raxh’hi ka thënë: Fjala e tij; “Ndërsa në namazin e sabahut lexonte më gjatë sesa kjo.” Në të sqarohet se namazi i sabahut është namazi më i gjatë. Allahu i Lartësuar thotë: “…dhe këndo Kuran në agim. Me të vërtetë, falja e mëngjesit është e dëshmuar.” | El Isra: 78.

Allahu i Lartësuar e ka quajtur namazin e sabahut Kuran, sepse leximi i Kuranit në të është i gjatë (shumtë).

Fjala e Tij: “Ue Kuranel-fexhri” d.m..th. ‘dhe namazi i sabahut’.

Kene meshhuden”, pra në të prezantojnë (dëshmojnë) engjëjt.

 

Përktheu: Unejs Sheme

“Teufiku er-Rabbil mun’im  bi sherh sahih el imam Muslim” vëll. 2.

Dosje:

Loading...