Pyetja e pestë e fetvave me nr. 6193.
Pyetje: Me çfarë i sfidoi Allahu i Lartësuar ata që përgënjeshtruan zbritjen e Kuranit mbi Pejgamberin (alejhi selam)?
Përgjigje: Allahu i sfidoi ata duke u kërkuar të sillnin një Kuran të njejtë, ose të sillnin dhjetë sure, ose të sillnin qoftë dhe një sure të vetme. Megjithatë, ata nuk mundën ta bënin diçka të tillë.
Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: Sikur të tuboheshin të gjithë njerëzit dhe xhindët për të hartuar një Kuran të tillë ata nuk do të mund të hartonin një të ngjashëm me të, madje edhe sikur ta ndihmonin njëri – tjetrin.”
Gjithashtu ka thënë: “Nëse ata thonë: Ai[1] e ka trilluar atë[2]! Thuaju (o Muhamed!): Sillni dhjetë sure të ngjashme (në bukuri dhe elokuencë) të trilluara, dhe thirrni në ndihmë kë të mundni përveç Allahut nëse thoni të vërtetën.”
Po ashtu ka thënë: ”Nëse ata thonë: Ai (Muhamedi) e ka trilluar atë (Kuranin), – thuaju: Atëherë sillni një sure të ngjashme me të dhe thirrni (në ndihmë) kë të mundni përveç Allahut, nëse thoni të vërtetën.”
Prej Allahut vjen ndihma. Gjithë përshëndetjet janë mbi Pejgamberin, familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i përhershëm i fetvave:
Abdulaziz bin Baz
Abdullah Ku-ud
Abdullah Gudejan
Abdurrazak Afijfi
Përktheu: Arjan Gazidede
————————————————-
[1] Profeti Muhamed (alejhi selam).
[2] Kuranin.
Dosje: Gënjeshtra
Të Ngjashme
- Shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem Shejh Abduselam Berxhes
- Ngurtësimi i zemrës Ibën Rexheb el Hanbeli
- Si rëndojnë mëkatet? Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Kini kujdes nga mëkatet e mëdha Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Dobi të përfituara nga 40 hadithet e imam Neveviut Salim Et-Tauijl