Cila është këshilla juaj për njerëzit e thjeshtë (auamët), a duhet të angazhohen me gjëra të tilla apo jo? Nëse thoni :po, atëherë cila duhet të jetë masa e angazhimit me këto lloj temash?

Cila është këshilla juaj për njerëzit e thjeshtë (auamët), a duhet të angazhohen me gjëra të tilla apo jo?  Nëse thoni :po, atëherë cila duhet të jetë masa e angazhimit me këto lloj temash?

Përgjigje: Ajo me të cilën ne i këshillojmë popullatën e thjeshtë është që të orientohen drejt mësimit përmendësh të Kuranit, sa të kenë mundësi, dhe njohjes së  një pjese nga hadithet e Profetit salallahu alejhi ue selem.T`i  kushtojnë rëndësi gjuhës arabe sepse ajo është gjuha e  Kuranit.Të njohin një pjesë nga fikhu islam(dispozitat fetare) si psh duke lexuar librin Subulus-selam të es-Sananij dhe Nejlul Eutar të Sheukanit.Le të pyesin dijetarët rreth kuptimit të Kuranit dhe Sunetit, dhe të mos merren me cështjet e debatueshme, qofshin ato në fushën e akides apo cfarë ka të bëjë me  hizbillëkun.Përkundrazi le të fillojnë me përfitimin e diturisë së dobishme, të përpiqen seriozisht për të edukuar fëmijët e tyre me edukatë islame.Profeti salallahu alejhi ue selem  ka thënë: “Cdo fëmijë lind në natyrshmërinë e pastër, por janë prindërit ata që e bëjnë atë jehudi ose të krishterë ose mexhus” dhe thotë në thënien që transmeton nga Zoti i  tij në hadithin kudsij: “Unë i kam krijuar robërit e Mi, të gjithë me besim të pastër, por u vijnë shejtanët dhe i devijojnë ata”. I këshillojmë që të largohen nga harami, si psh shitja e mishit të derrit apo alkolit dhe të mos ketë preokupim të tijin se si të arrijë të fitojë dollarë amerikan. I këshillojmë t`i përmbahen me përpikmëri dhe qëndrueshmëri Librit të Allahut dhe Sunetit të Profetit salallahu alejhi ue selem.

E lusim Allahun që të na japë sukses ne dhe juve dhe të gjithë muslimanëve, për ato gjëra që Ai i do dhe është i kënaqur me to, falënderimet i përkasin Allahut Zotit të botërave.

(Marrë nga libri Tuhfetul muxhib, fq 213, të shejh Mukbil bin Hadij el Uadi`ij)

Perktheu Shuajb Rexha