Cila ishte porosia e parë e Profetit kur mbërriti në Medine?

March 7, 2021

Falënderimet i takojnë Allahut!

Gjëja e parë që dihet se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka folur dhe ka porositur njerëzit me të mbërritur në Medine, ishin fjalët:

“O njerëz! Përhapeni selamin, ushqeni nevojtarët, faluni natën kur njerëzit flenë dhe do të hyni në xhenet në paqe.”

Transmeton Tirmidhiu me nr. 2485, Ibën Maxheh me nr. 1334 dhe transmetimi është i tij, Ahmedi me nr. 23784 nga Abdullah bin Selami i cili ka thënë:

Kur mbërriti i Dërguari i Zotit në Medine njerëzit nxituan për tek ai.

Ose kanë thënë: I Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue sel-lem mbërriti në Medine dhe unë hyra mes njerëzve për ta parë atë. Kur fytyra e të Dërguarit të Allahut u shfaq para meje e kuptova se fytyra e tij nuk ishte fytyrë gënjeshtari, dhe fjalët e para që tha ishin: “O njerëz! Përhapeni selamin, ushqeni nevojtarët, faluni natën kur njerëzit flenë dhe do të hyni në xhenet në paqe.”

Këtë hadith e ka saktësuar Albani në “Sahih Sunen et-Tirmidhi”.

Përshtati: Fatjon Isufi

Dosje:

Loading...