Cilat janë veprat e mira që mbeten?

October 12, 2023

VEPRAT E MIRA QË MBETEN.

Pyetje: Kush është për qëllim me veprat e mira që mbeten tek fjala e Allahut të Lartësuar kur thotë:”Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote. Por veprat e mira që mbeten gjithmonë, janë më të mira te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë “?

Suretu El Kehf ajeti 46.

Përgjigje:Falënderimet i përkasin Allahut .

Shejh Muhamed Emin Shenkiti Allahu e mëshiroftë ka thënë:

Të gjitha fjalët (mendimet) e dijetarëve rreth veprave të mira që mbeten, bashkohen në një pikë të përbashkët se janë për qëllim ato vepra të mira të cilat e kënaqin Allahun, duke filluar me “pesë namazet farz”, sikurse është transmetuar nga një grup prej të parëve tanë të mirë, prej tyre: Ibn Abasi, Saiid ibn Xhubejri, Ebu Mejsere dhe Umer ibn Sherhabiili dhe duke shkuar tek dhikri me fjalët subhanallah (i pa të meta është Allahu i dëlirë), Elhamdulilah (falënderimet i përkasin Allahut ), La ilahe ila Allahu (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut), Allahu ekber (Allahu është më i madhi), ue la haule ue la kuuete ila bilah El Aliiji El Adhiim (nuk ka ndryshim (nga një gjëndje në një tjetër) dhe as fuqi vetëm se me Allahun të Lartësuarin më Madhështorin .

Me këtë mendim janë shumica e dijetarëve (konsensusi i tyre) dhe në përputhje me këtë mendim janë përcjellë edhe thënie profetike të sakta prej Ebu Saiid Elhudriut , Ebu Derdasë, Ebu Hurejres, Nuaman ibn El Beshirit dhe Aishes Allahu qoftë i kënaqur prej tyre .

Për ta përmbledhur, Shenkiti Allahu e pastë mëshiruar thotë: Se veprat e mira që mbeten janë fjalë (term) gjithëpërfshirës që përfshin pesë namazet si dhe pesë fjalët e lartëpërmendura e të gjitha ato fjalë apo vepra përveç tyre që e kënaqin Allahun e Lartësuar, sepse ato me të vërtetë i mbeten vepruesit (thënësit) te tyre pa u asgjësuar dhe pa humbur, ashtu sikurse ndodh me bukuritë e jetës së kësaj bote.

Kjo për faktin se ato gjithashtu janë vepra të mira të cilat janë kryer në përputhje me mënyrën që Allahu i Lartësuar është i kënaqur prej tyre …

Burimi: “Eduau El Bejan ” (4/ 119 -120).

Përktheu: Naim Bilibashi

Dosje: ,

Loading...