Njerëzit më të mirë

June 30, 2017

Cilët janë njerëzit më të mirë?

Profeti sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thënë: ” Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson atë të tjerëve.”
Transmeton Buhariu me nr. 5027.

“Më të mirët në mesin tuaj janë ata me moralin më të lartë.”
Buhariu me nr. 6035.

“Më të mirët prej jush janë ata që e kthejnë borxhin në mënyrën më të mirë.”
Buhariu me nr. 2305.

“Më i miri prej jush është ai prej të cilit pritet hajër dhe je i sigurt që nuk të vjen ndonjë e keqe prej tij.”
“Sahihu et Tirmidhi” me nr. 2263.

“Më i miri prej jush është ai i cili është më i miri për familjen e tij.”
“Sahihu Ibn Hiban” me nr. 4177.

“Më i miri prej jush është ai i cili u ofron ushqim të tjerëve dhe jep selam.”
“Sahihul Xhami” me nr. 3318.

“Më të mirët në mesin tuaj janë ata që sillen më butë në safin e namazit.”
“Tergib ue terhib” me nr. 1/234.

“Njeriu më i mirë është ai i cili jeton gjatë dhe bën vepra të mira.”
“Sahihul Xhami” me nr. 3297.

“Njeriu më i mirë është ai i cili bëhet më i dobishmi për njerëzit.”
“Sahihul Xhami” me nr. 3289.

“Njeriu më i mirë është ai i cili ka zemër të pastër dhe flet vetëm të vërtetën. E pyetën: Atë i cili flet të vërtetën e njohim dhe e dallojmë, por ai me zemër të pastër cili është? Tha: I devotshmi që s`bën mëkate dhe as nuk i hyn në hak njeriu, nuk ka zili dhe as smirë ndaj të tjerëve.”
“Sahihul Xhami” me nr. 3291.

“Njeriu më i vlerësuar tek Zoti është ai i cili sillet më mirë me shokun e tij. Fqinji më i vlerësuar tek Zoti është ai i cili sillet më mirë me fqinjin e tij.”
“Sahihu edebil mufrad” me nr. 1/84.

Dosje:

Loading...