Cili është gjykimi i Islamit për atë që jeton vetëm?
Shejkh Mesh’hur Hasenit i është drejtuar kjo pyetje: Do dëshironim të dinim kuptimin e hadithit: “Ka ndaluar Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – që njeriu të qëndrojë vetëm.” (Përse ky vendim?)
Përgjigje: Sepse njeriu ka nevojë për dikë. Një i vetëm është shejtan, dy janë shejtanë, dhe tre quhen udhëtarë siç ka ardhur në hadith. Njeriut mund t’i pëshpërisë (mund ta nxisë) vetja për të keq e mund të dobësohet (përpara tundimeve), dhe njeriu ka nevojë për njerëz. Prandaj është e urryer që njeriu të jetojë vetëm dhe origjina është që të jetojë me njerëz.
Shejhu këtu e shpjegon ndalimin e qëndrimit vetëm për shkak të nevojës që ka njeriu për dikë që ta ndihmojë, në rast se i ndodh diçka e jashtëzakonshme si p.sh.; një problem shëndetësor, atak kardiak ndoshta, apo ndonjë emergjencë shëndetësore të cilën ai nuk e përballon dot i vetëm por ka nevojë për dikë që ta ndihmojë. E jo vetëm për këtë shkak, por edhe të ngjashme me këtë.
Ndërsa shejh Albanit i është drejtuar kjo pyetje: Ka ardhur një hadith tek ‘Sahihul xhami’ me tekst: “E ka ndaluar i Dërguari i Allahut – sal lall llahu alejhi ue sel lem – vetminë, që njeriu që flerë i vetëm.”
Shejhu: Po.
Pyetësi: Profesori ynë, a e prek ky hadith personin familja e të cilit kanë udhëtuar jashtë vendit? A i lejohet atij të qëndrojë vetëm në shtëpi?
Shejhu: Vetmia te ky shembull që përmend ti është diçka e domosdoshme, dhe për shkak të domosdoshmërive gjërat e ndaluara shndërrohen në të lejuara. Sheriati ndalon gjithmonë nga diçka që njeriu mund ta zbatojë, dhe këtu bëjnë përjashtim gjërat që mund të ndodhin jashtë dëshirave njerëzore për shkaqe të përkohshme. Më kuptove? Pra qëllimi i hadithit është që njeriu të mos e synojë (qëllimisht) të qëndrojë vetëm.
Pyetësi: Profesori im, po rasti kur njeriu nuk dëshiron të flejë me gruan e vet sepse ngushtohet prej kësaj, dhe ai fle në një dhomë dhe gruaja në një dhomë tjetër.
Shejhu: Ky është ai mbi të cilin gjen zbatim hadithi.
Pyetësi: Shejhu ynë! A është ky veprim i ndaluar (haram) apo i urryer (mekruh)?
Shejhu: Haram.
Të Ngjashme
- Ngrënia në të njejtën tryezë me atë që pi alkool Udha e Besimtarëve
- A lejohet të betohesh rrejshëm me qëllim që të pajtosh mes dy personave? Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz
- Ndërprerja e namazit kur ndodh diçka e domosdoshme ose e rëndësishme Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz
- A lejohet të vritet qeni që dëmton bagëtinë? Lexhnetu Daime
- A konsiderohet dëshmor ai person i cili vdes (i mbytur në det) në një udhëtim tregtar detar? Shehul-Islam Ibn Tejmie