Rёndёsia e lirisё
Islami e konsideron lirinё tё drejtё natyrale tё njeriut. Jeta e njeriut nuk ka vlerё pa liri. Njeriu kur humbet lirinё vdes ne vetveten e tij edhe pse nё dukje jeton, ha, pi dhe vёrtitet mbi tokё. Islami e ka ngritur aq lart lirinё saqё e ka konsideruar mendjen e lirё si njё prej rrugёve kryesore nё pranimin e njёshmёrisё sё Allahut dhe pranimin e fesё sё vёrtetё. Allahu i Madhёrishёm thotё:
“لا إكراه في الدين قد تبين الرشد من الغي “
“Nuk ka dhunё nё fe, e vёrteta nga e pa vёrteta duket qartё.” (Bekarah: 256)
Kёtu ka mohuar dhunёn nё fe e cila ёshtё gjёja mё e rёndёsishme qё posedon njeriu. Pёr tё treguar se dhuna ёshtё gjithashtu e patolerueshme nё diçka tjetёr qё vlen mё pak se feja. Njeriu ёshtё i pavarur nё atё qё posedon dhe zotёron. Askush nuk mund tё vendosё sundim mbi tё. Ai i bёn gjёrat me zgjedhjen e tij e jo me imponim, me dёshirёn e tij e jo me detyrim.
Ç’do tё thotё liri?
Me fjalёn liri ёshtё pёr qёllim mundёsia e njeriut pёr kryerjen ose mos kryerjen e diçkaje me vullnetin e tij personal, larg sundimit tё tё tjerёve sepse ai nuk ёshtё skllav i askujt. Botёkuptimi mё i lartё i lirisё manifestohet nё teuhidin (njësimin) e Allahut, ku personaliteti human dhe mendja njerёzore çlirohen prej prangave tё idolatrisё (idhujtarisё) dhe adhurimit tё dikujt tjetёr veç Allahut. Liria nё Islam ёshtё kundёr idhujtarisё, kundёr skllavёrisё, paganizmit dhe kundër çdo forme tё padrejtёsisё.
Pёr kёtё Umer ibn Khatab iu drejtua Amr ibnul As – Allahu qoftë i kënaqur prej tyre – me kёto fjalё: “Qё kur keni filluar t’i robёroni njerёzit kur nёnat e tyre i kanё lindur tё lirё?!” Ali ibn Ebi Talib ka thёnё: “Mos u bёj rob i dikujt tjetri kur Allahu tё ka bёrё tё lirё.” Rib’ij ibn Amir – radijallahu anhu – kur e pyeti Rustumi – komandanti i ushtrisё persiane – se pёr çfarё kanё ardhur muslimanёt nё tokat e Persisё ai u pёrgjigj: “Allahu na ka dёrguar t’i nxjerrim njerёzit nga adhurimi i njerёzve nё adhurimin e Zotit tё njerёzve, prej ngushtësisё sё kёsaj bote për nё gjerësinë e dynjasë dhe Akhiretit (Botës Tjetër), prej padrejtёsisë sё feve për nё drejtёsinё e Islamit.”
Islami dhe çlirimi i njeriut
Islami sё pari nis ta çlirojё njeriun nga brendia e tij. E çliron atё prej adhurimit tё dikujt tjetёr pёrveç Allahut. Ai e mёson njeriun tё adhurojё vetёm Allahun. Muslimani krenohet me Allahun e kёshtu kurrё nuk ndihet i ulёt e i poshtёruar. Cilido qё krenohet me dikё tjetёr pёrveç Allahut ka pёr tё qenё i poshtёruar. Kёshtu qё kjo liri ёshtё themeli i krenarisё sё besimtarёve, e cila pёrfitohet prej krenarisё sё Allahut. Pёr kёtё Allahu thotё:
: ” وَلِلهّ العِزَّة وَلِرَسُولِه و للمؤمِنِينَ وَلَكِنَّ المُنَافِقِينَ لَا يَعلَمُونَ “المنافقون ، آية 8
“Krenaria ёshtё e Allahut, e tё Dёrguarit tё Tij dhe e besimtarёve mirёpo hipokritёt nuk e dinё.” (Munafikun: 8)
(مَن كَانَ يُرِيدُ العِزَّةَ فَلِلَّهِ ا لعِزَّةُ جَمِيعًا إِليهِ يَصعَدُ الكَلِمُ الطَّيِّبُ وَالعَمَلُ الصَّالِحُ يَرفَعُهُ ُ” (فاطر: 10″
“Kush kёrkon krenarinё, le ta dijё se e tёrё krenaria i pёrket Allahut, pёr tek Ai ngrihet fjala e mirё, gjithashtu dhe punёt e mira Ai i ngre lart.” (Fatir: 10)
Islami e ka çliruar njeriun nё shumё aspekte:
1- Çlirimi i qenies njerёzore prej frikёs për jetёn.
Njeriu nё çdo kohё e nё çdo vend i trembet vdekjes dhe nuk e dёshiron atё. Kjo frikё mund ta çojё atё drejt robёrisё ndaj tё fortёve, drejt nёnshtrimit ndaj tiranёve e diktatorёve, sepse s’ka gjё qё e dobёson mё sё shumti qёnien njerёzore se sa dёshira e madhe pёr tё jetuar dhe frika nga vdekja. Kjo frikё mbron kokёn por nga ana tjetёr tё nёnshtron qafёn.
Pёr kёtё ka paralajmёruar i Dёrguari i Allahut – paqja qoftë mbi të – kur ka treguar se shkaku kryesor i dobёsisё dhe poshtёrimit tё umetit islam pёrpara armiqve tё tyre, – edhe pse tё shumtё nё numёr – ёshtё frika nga vdeka dhe dёshira pёr kёtё botё.Prej Theubanit shёrbёtorit tё Profetit Muhamed – alejhisselam – transmetohet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Sё shpejti mbi ju do tё ftojnë popujt njëri-tjetrin nga çdo anё, sikurse ftojnë njerёzit njëri-tjetrin për të ngrënë nё tё njёjtën sini (tepsi). Shokёt e pyetёn: A prej numrit tonё tё pakёt o i Dёrguar i Allahut? Ai tha: Jo, ju atё ditё keni pёr tё qenё tё shumtё nё numёr, por do tё jeni bizhdil (bёrllok) si bizhdili (shkuma) qё e merr pёrpara pёrroi kur vёrshon. Armiqtё tuaj nuk do tё kenё mё nё zemrat e tyre frikё prej jush, dhe zemrat tuaja do t’i kaplojё ‘el uehen‘ (dobësia). Ata thanё e çёshtё ‘el uehen’ (Ç’është kjo dobësi) o Dёrguar i Allahut? Ai tha: Dashuria pёr kёtё botё dhe urrejtja e vdekjes.” Transmeton Ahmedi me zinxhir tё mirё.
Njeriu i cili e di me bindje tё plotё se Allahu ёshtё Krijuesi, se jeta e njerёzve ёshtё nё dorёn e Tij, se çdo njeri e ka tё pёrcaktuar kohën e qëndrimit nё kёtё dynja, e cila as nuk i shtohet e as nuk i pakёsohet, dhe se kur tё vijё fundi nuk do tё lihet akoma, atëherë nuk trembet. Thotë i Lartësuari:
(وَلَن يُؤَخِّرَ اللهَّ نفسًا إِذَا جَاء أَجَلُهَا وَاللهَّ خَبِير بِمَا تَعمَلُونَ” (المنافقون،آية 11″
“Kur dikujt i vjen afati i pёrcaktuar Allahu nuk e vonon atё aspak. Allahu ёshtё i Gjithёinformuar pёr atё qё ju punoni.” (Munafikun: 11)
Kjo e bёn muslimanin tё fortё e trim. Kurrё s’e pranon poshtёrimin dhe nёnshtrimin nga kushdo qoftё e sido qё tё jenё rrethanat, sidomos kur ёshtё plotёsisht i bindur nё brendinё e tij se trimёria nuk mund tё pakёsojё asgjё prej jetёs sё tij, dhe se frika dhe nёnshtrimi nuk mund t’i shtojnё jetёn pёr asnjё moment. Kёshtu njeriu i jep fund gjunjёzimit pёrpara tiranёve, tё cilёt pёrpiqen t’i gjunjёzojnё qёniet njerёzore e t’i mbushin zemrat e tyre plot tmerr. Kjo ndodhi edhe me magjistarёt e Faraonit kur ata e besuan Allahun me besim tё vёrtetё, dhe shpёrfillёn dunjanё e nuk ju trembёn vdekjes.
Thotë Allahu i Madhëruar:
(قَالُوا لَن نُّؤثِرَكَ عَلَى مَا جَاءنَا مِنَ البَيِّنَاتِ وَالَّذِي فَطَرَنَا فَاقضِ مَا أَنتَ قَاض إِنَّمَا تَقضِي هَذِهِ الحَيَاةَ الدُّنيَا” (طه، آية 72″
Ata i thanë: “Ne nuk të përfillim e nuk të vlerësojmë ty përmbi Shenjat e Qarta që na kanë ardhur dhe përmbi Atë i Cili na krijoi ne. Kështu pra, vendos e urdhëro çfarë të duash, pasi ti mund të vendosësh vetëm për sa i takon jetës së kësaj bote. (Tahe: 72)
Ata nuk dёshironin asgjё, e nuk kishin frikё prej asgjёje, e kёshtu arritёn tё çliroheshin prej poshtёrimit e skallavёrimit ndaj Faraonit.
2- Çlirimi i qenies njerёzore prej frikёs ndaj rizkut (furnizimit).
Nёse frika prej vdekjes ёshtё shkaku i parё i nёshtrimit dhe i robёrimit tё njeriut, shkaku i dytё ёshtё frika prej ndёrprerjes sё rizkut. Po tё hedhim njё shikim tё shpejtё mbi ata tё cilёt nuk e kanё realizuar njёsimin e Allahut plotёsisht nё lidhje me kёtё çёshtje, do tё shohim se si ata heshtin pёr tё thёnё tё vёrtetёn, pёshtillen e zbehen dhe kthehen nё mjete qё nuk u shkon pёr shtat pozitёs sё tyre. Disa prej tyre adhurojnё pasurinё nё vend tё Allahut dhe bёhen skllevёr tё saj. Kur kёrkojmё shkakun e kёsaj, vёrejmё se problemi i tyre është frika prej furnizimit dhe për kafshatёn e gojёs. Ata kujtojnё se duke mos qёndruar pёrkrah tё vёrtetёs, dhe nёnshtrimi ndaj atyre qё dёshirojnё heshtjen do tua bёjё tё vazhdueshёm rizkun dhe jetesёn qё kanё arritur, duke harruar se rizku ёshtё nё dorё tё Allahut. Allahu i kritikon ata qё e presin furnizimin prej dikujt tjetër veç Allahut:
قُل مَن يَرزُقُكُم مِّنَ السَّمَاء وَالأَرضِ أَمَّن يَملِكُ السَّمعَ والأَبصَارَ وَمَن يُخرِجُ ا لحَيَّ مِنَ ا لمَيِّتِ وَيُخرِجُ ا لمَيَّتَ مِنَ ا لحَيِّ وَمَن يُدَبِّرُ الأَمرَ”
(فَسَيَقُولُونَ اللهّ فَقُل أَفَلا تَتَّقُونَ” (يونس، آية 31
“Thuaju: ‘Kush ju furnizon prej qiellit e prej tokës? Kush e zotëron shikimin dhe dëgjimin tuaj? Kush e nxjerr të gjallin prej të vdekurit dhe të vdekurin prej të gjallit, dhe kush rregullon çdo gjë?’ Ata do të thonë: ‘Allahu.’ Ti atëherë thuaju: ‘Përse pra nuk i frikësoheni?!” (Junus: 31)
Njeriu i cili e ka realizuar besimin nё Allahun Njё tё Vetёm e di se rizku ёshtё vetёm nё dorёn e Allahut:
(إِنَّ اللهَّ هُوَ الرَّزَّاقُ ذُو القُوَّةِ المَتِينُ “ (الذاريات، آية 58″
(وَمَا مِنْ دَابَّةٍ فِي الْأَرْضِ إِلَّا عَلَى اللَّهِ رِزْقُهَا وَيَعْلَمُ مُسْتَقَرَّهَا وَمُسْتَوْدَعَهَا كُلٌّ فِي كِتَابٍ مُبِينٍ ” (هود، آية 6“
“Allahu ështe Furnizuesi, Poseduesi i tërë forcës, i Pathyeshmi.” (Dharijat: 58)
“Nuk ka gjallesë mbi tokë e rizku i saj të mos jetë te Allahu, Ai di qëndrimin dhe përfundimin e tyre në këtë jetë. Të gjitha janë shënuar në Librin e Qartë.” (Hud: 6)
Muslimanin nuk mund ta robёrojё e skllavёrojё pasuria, sepse ushqimin, pijen, banesёn e tё tjera nevoja tё kёsaj jete i kёrkon prej Allahut dhe nxiton t’i fitojё me shkaqet e duhura qё ka krijuar Allahu, duke u pёrballur me tё tjerёt me zemёr tё guximshme e me mendje tё kjellёt. Nuk bёn teprime, nuk bëhet rob i pasurisё, nuk çoroditet pas saj, nuk e mbyll zemrёn e tij e tё shtrёngojё atё qё s’i nevojitet. Nёse ai e lidh zemrёn e tij pas kёrkimit tё pasurisё sё shumtё, atёherё bёhet rob i saj.
I Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Mallkuar qoftё robi i dinarit dhe i dirhemit, i rrobës e i pёlhurёs. Kur i jepet kёnaqet e kur nuk i jepet nuk kёnaqet”
3- Çlirimi i qenies njerёzore prej frikёs ndaj postit.
Shkaku i tretё i robёrimit e i nёnshtrimit tё njerёzve ёshtё kujdesi dhe frika e madhe ndaj postit ose pozitёs shoqёrore. Shohim se si shumё prej njerёzve derdhin tёrё pёrpjekjet e tyre nё ruajtjen e postit, me çdo lloj mjeti tё mundshёm. Njё njeri i tillё tregon falsitet dhe syfaqёsi ndaj dikujt qё mendon se e ka nё dorё shkarkimin e tij. Jeton kokёulur, i nёnçmuar e i poshtёruar. Pёlqimi i postit e çon deri nё shenjtёrim tё tij. Ka frikё se mos i ikёn. Ai bёhet skllav ndaj cilitdo qё ka nё dorё diçka nё lidhje me shkarkimin dhe mbajtjen e tij nё post. Ai bёhet skllav dhe harron qё edhe ata qё kanё pushtetin nё dorё janё njerёz si ai. Ibn Tejmije thotё: “Ai qё kёrkon pushtet dhe lartёsi nё kёtё tokё, e ka zemrёn tё dobёt pёrpara atyre qё e ndihmojnё nё arritjen e diçkaje tё tillё. Ai ka frikё ndaj tyre dhe e lidh shpresёn me ta edhe pse njёherazi ata e mbajnё atё si nё krye tё tyre dhe i binden atij etj. Ai u jep pasuri, pozitё i fal pёr fajet qё kanё bёrё vetёm e vetёm qё t’i binden e ta ndihmojnё tё mbajё pushtetin. Ai nё dukje ёshtё njё udhёheqёs qё tё gjithё i binden, ndërsa nё realitet ai është rob i bindur ndaj tyre.”
Muslimani me besim tё pastёr e di qё Allahu ёshtё Gjykuesi i vetёm dhe ai ёshtё Sundimtari i vёrtetё mbi tё gjithё robёrit e Tij, dhe se çdo gjё ёshtё nё Dorёn e Tij.
قال تعالى ” قُلِ اللَّهُمَّ مَالِكَ الْمُلْكِ تُؤْتِي الْمُلْكَ مَنْ تَشَاءُ وَتَنْزِعُ الْمُلْكَ مِمَّنْ تَشَاءُ وَتُعِزُّ مَنْ تَشَاءُ وَتُذِلُّ مَنْ تَشَاءُ بِيَدِكَ الْخَيْرُ إِنَّكَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ ” (26)آل عمران
“Thuaj: O Allah, Sundues i çdo gjëje, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do, e lartëson atë që do dhe e përul atë që do. Çdo e mirë është vetëm në dorën Tënde, vertet Ti ke mundësi për çdo gjë.” (Ali Imran: 26)
Me kёtё nё zemrёn e njeriut kultivohet krenaria, e ai kurrё nuk u nёshtrohet krijesave. Ai i nёshtrohet vetёm Krijuesit tё tij tё vetёm, Allahut.
4- Çlirimi i qenies njerёzore prej epsheve tё saj.
Armiqtё e Allahut pёr t’i skllavёruar njerёzit tashmё kanё shpikur metoda tё reja robёrimi, pa i lidhur me hallka nё qafё, pa u marё lidhur me zinxhirё pёr tё punuar nё tokat e filanit apo nё fabrikёn e filanit. Kёto forma skllavёrie janё tё vjetra por ata kanё shpikur metoda tё reja pёr tё hapur portat e skllavёrisё, duke i bёrё njerёzit robёr tё ideve tё tyre nёpёrmjet mjeteve tё informacionit, robёr tё epsheve tё tyre duke nxitur organet trupore drejt dёshirave tё shfrenuara, robёr tё dinarit e tё dirhemit. Kёshtu janё pёrhapur me shpejtёsi tё ashtu quajtura ‘liri’ por qё nё realitet janё skllavёri. Liri tё dёshirave qё shumё njerёz i ka bёrё robёr tё epsheve. Epshet i komandojnё kёta njerёz. Ato e ngrenё, ato e ulin, ato e bёjnё tё shpёrthejё dhe ato e qetёsojnё. Ato e nxisin qё tё bёjё pёrpara dhe ato e ndalin. Ata ia lёshuan frerёt njerёzimit drejt harameve dhe epsheve.
Kёshtu dikush bёhet skllav i femrës, njё tjetёr skllav i gotёs e i dozёs (së drogës) duke shpenzuar pёr to rininё dhe pasurinё e tij, shumё herё edhe duke vjedhur pёr t’i arritur ato. Kёshtu kemi arritur tё kemi njё kontigjent tё madh njerёzor skllevёr tё femrёs, skllevёr tё alkolit e tё drogёs dhe skllevёr tё pasurisё. E i Dёrguari i Allahut – paqja qoftë mbi të – ka thёnё: “Mallkuar qoftё robi i dinarit dhe robi i dirhemit. Skllevёr tё rrobeve e tё pёlhurave, mallkuar qoftё robi i rrobes e i pёlhurёs.” Njerёz tё tillё mund tё pandehin se janё tё lirё e nuk janё skllevёr, sepse nuk ёshtё pronё e dikujt tjetri qё e tёrheq pёr zinxhirёsh e prej qafe, mirёpo nё realitet ai ёshtё skllav i kёtyre epsheve dhe skllav i materiales.
Islami nuk e ka lёnё njeriun tё jetё rob i vetes sё tij dhe skllav i epsheve, dёshirave, kёnaqёsive dhe shijeve tё saj me tё cilat vetvetja e hedh nё humnera e nё rrebelim. Islami e ka çliruar njeriun prej kёtyre epsheve. Islami i bёn thirrje njeriut pёr asketizёm nё bazё tё mundёsive, e nga ana tjetёr e le atё tё lirё tё shijojё kёnaqёsitё e lejuara tё kёsaj jete, duke i sqaruar se ky pёrjetim i kёnaqёsive nё kёtё botё ёshtё shumё i shkurtёr nё krahasim me kёnaqёsitё e Botёs Tjetёr, kёnaqёsi tё cilat do t’i arrijё njeriu i devotshёm ndaj Zotit tё tij.
قال تعالى: ” وَمَا أُوتِيتُم مِّن شَي ء فَمَتَاعُ ا لحَيَاةِ الدُّ نيَا وَزِينَتُهَا وَمَا عِندَ اللهَّ خَير وَأَ بقَى أَفَلَا تَعقِلُونَ “القصص ، آية 60
“Ajo çka u ёshtё dhёnё kёtu ёshtё vetёm kёnaqёsi dhe hijeshi e kёsaj bote ndёrsa ajo çka gjendet tek Allahu ёshtё mё e mirё dhe e pёrjetёshme, apo llogjikoni.” (Kasas: 60)
Allahu i Lartёsuar – pёr ta çliruar qёnien njerёzore prej epsheve tё saj – ka vёnё nё balancё kёnaqёsitё e kёsaj bote dhe kёnaqёsitё e Botёs Tjetёr.
وقال تعالى: “زُيِّنَ لِلنَّاسِ حُبُّ الشَّهَوَاتِ مِنَ النِّسَاء وَالبَنِينَ وَالقَنَاطِيرِ المُقَنطَرَةِ مِنَ الذَّهَبِ وَالفِضَّةِ وَالخَيلِ ا لمُسَوَّمَةِ وَالأَنعَامِ وَالحَرثِ ذَلِكَ مَتَاعُ الحَيَاةِ الدُّنيَا وَاللهّ عِندَه حُسنُ المَآبِ * قُل أَؤُنَبِّئُكُم بِخَير مِّن ذَلِكُم للَّذِينَ اتَّقَوا عِندَ رَبِّهِم جَنَّا ت تَجرِي مِن تَحتِهَا الأَنهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا وَأَزوَاج مُّطَهَّرَة وَرِضوَا ن مِّنَ اللهّ وَاللهّ بَصِير بِا لعِبَادِ “آل عمران ، آية 14 15
“Njerёzve u është hijeshuar dashuria për gjërat e kёnaqshme: për gratë, fëmijët, arin dhe argjendin e grumbulluar, kuajt e bukur, bagëtitë dhe arat e lëruara. Këto janë kënaqësitë e kësaj jete, por tek Allahu gjenden bukuria e vёrtetё. Thuaj (o Muhamed!): “A doni t’ju tregoj për gjëra më të mira se ato? Për ata që janë të devotshëm, te Zoti i tyre do të kenë kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë. Aty do të kenë bashkëshorte të pastra dhe Allahu do tu japё kёnaqёsinё e Tij. Allahu i vrojton robërit e Vet.” (Ali Imran: 14-15)
Kёto ajete madhёshtore tregojnё se nё shumicёn e rasteve kёndvёshtrimi i njerёzve ёshtё i cekёt dhe momental. Ai nuk sheh nё tё ardhmen e largёt, nuk bёn krahasimin e duhur mes tё pashtershmes e tё vazhdueshmes dhe momentales qё shteron. E pёrhershmja dhe e pashtershmja ёshtё mё e mirё se ajo qё mbaron shpejt. Thirrja nё kёto ajete sё pari u drejtohet bashkёkohёsve tё Muhamedit – alejhis selam – prej jehudёve, tё krishterёve e tё tjerёve, pёr t’i kritikuar e pёr t’iu treguar se tekat dhe epshet i kishin larguar ata nga pasimi i thirrjes islame. Dёshira pёr arritjen e kёtyre kёnaqёsive qё pёrmenden mё sipёr ёshtё dhe shkaku kryesor qё çon qёnien njerёzore nё teprim e nё mangёsim nё lidhje me detyrat ndaj Allahut. Megjithatё nёse kёto dёshira qёndrojnё tё frenuara nё kufijtё e caktuar nuk pёrbёjnё ndonjё problem, dhe jovetёm kaq por njeriu mund edhe tё shpёrblehet nёse ka pёr qёllim mirёsinё, ruajtjen e dinjitetit vetjak dhe shfrytёzimin e tyre nё gjёrat qё kёnaqin Allahun. Pra ёshtё e domosdoshme barazpesha mes kёnaqёsive tё dynjasё dhe kёnaqёsive tё Ahiretit, me qёllim qё qёnia njerёzore tё çlirohet prej epsheve tё shfrenuara.
Islami gjithashtu e ka çliruar njeriun prej teprimit dhe prej mendjemadhёsisё duke i obliguar atij kryerjen e pesё namazeve tё cilat shёrbejnё edhe si disiplinё pёr arritjen e modestisё e devotshmёrisё. I ka obliguar zekatin pёr ta çliruar nga sllavёria ndaj pasurisё. I ka obliguar agjёrimin pёr t’i thyer epshet trupore, pёr ta bёrё njeriun vendimarrёs tё fortё e rezistent. Islami kultivon nё qёnien njerёzore drojen, frikёn dhe mbikqyrjen hyjnore nё publik e nё fshehtёsi qё e shpien atё drejt suksesit, ndriçimit dhe pastrimit shpirtёror e pёr ta çliruar atё nga çdo materializёm, nga çdo teprim, nga çdo rrebelim e çdo shthurje. Kёshtu qё Islami ndёrton jo vetёm brendinё e qenies njerёzore, por e ngre atё nё majat mё tё larta ku nuk gjunjёzohet mё pёrpara tiranёve e mizorёve, pёrpara epsheve e dёshirave, pёrpra pozitёs shoqёrore etj.
Disa prej dobive qё sjell robёria ndaj Allahut:
Robёria ndaj Allahut i çliron njerёzit prej robёrisё ndaj hyjnive tё kota. Kur njeriu i nёnshtrohet Allahut, çlirohet prej robёrisё sё epsheve. Kur njeriu i nёnshtrohet Allahut, çlirohet prej robёrisё sё dinarit e tё dirhemit. Dinari dhe dirhemi bёhen shёrbёtorё tё njeriut e jo njeriu shёrbёtor i tyre. Disa dijetarë janё pyetur se kur mund tё jetё njeriu rob i dinarit e i dirhemit, e kur nuk mund tё jetё. Pёrgjigja ka qenё: “Kur pasuria pёr tё ёshtё si gomari tё cilit ai i hipёn, dhe si banjo nё tё cilёn kryen nevojёn, atëherë nuk ёshtё më rob i dirhemit e i dinarit.”
Mirёpo kur pasuria ёshtё gjёja pёr hir tё sё cilёs njeriu kёnaqet dhe hidhёrohet, urren dhe don, jep dhe privon dhe pёr tё jeton, atёherё ёshtё bёrё rob i saj.
Robёria ndaj Allahut i shpёton njerёzit prej tёrё skllavёrisё, paganёt nga paganizmat e kota, filozofёt nga filozofitё boshe, ateistёt dhe laikёt nga ideatorёt dhe reformatorёt sharlatanё tё çdo dekade tё njёpasnjёshme, turmat e mёdha tё njerёze nga gllabёrimi the tёrheqja zvarrё e gjoja artit, kultura e bukura, modernia, shekujt e teknologjisё, qё nuk janё gjё tjetёr vetёm se kabare, alkol, drogё, festivale, lakuriqësira, degjenerime, shkatёrrime qё herё-herё gёrshetohen me luftëra qё mos tu prishet qetёsia dhe standardi. E tёra kjo pastaj paraqitet si liri. Liritё njerёzore, tё drejtat e njeriut e drejta e jetёs e drejta e shprehjes sё mendimit e drejta e ushtrimit tё dёshirave njerёzore, e drejta e drejta e drejta. …. tё cilat veçse e skllavёrojnё njeriun akoma mё shumё dhe e hutojnё, pёr ta bёrё atë mё pas tё papёrgjegjshёm pёr atё qё e pret nga Krijuesi i Madhёrishёm.
Të Ngjashme
- Rëndësia e njohjes së emrave dhe cilësive të Allahut Udha e Besimtarëve
- A lejohen hajmalitë që kanë në përmbajtje pjesë nga Kurani? Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz
- Vendosja e Kuranit në makinë për tu mbrojtur nga mësyshi Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz
- Shpjegimi i librit të teuhidit – 28 Udha e Besimtarëve
- Shpjegimi i librit të teuhidit – 17 Udha e Besimtarëve