Siç trasmetohet në hadithin: “Gjëja që kam më së shumti frikë për ju është shirku i vogël. E pyetën për të se çfarë është, dhe tha: Rijaja (syfaqësia në adhurim).“ [1]
_________________________________
‘Siç trasmetohet në hadithin’: hadithin të cilin e trasmeton Imam Ahmedi, Taberani, Ibën Ebi Dunja dhe Bejhakiu.
‘Gjëja që kam më së shumti frikë për ju’: frikën, merakun dhe shqetësimin më të madh për ju e kam në këtë aspekt.
‘Rijaja (syfaqësia në adhurim)’: shfaqja e adhurimit me qëllim që t’a shohin njerëzit dhe t’a lavdërojnë atë.
۞۞۞
Kuptimi i përgjithshëm i hadithit:
Për shkak të dhembshurisë, dashamirësisë, mëshirës, dhe sinqeritetit të tij ﷺ ndaj umetit (popullit të tij tek i cili u dërgua), Profeti ﷺ nuk la gjë të mirë pa u sugjeruar dhe pa i drejtuar e këshilluar drejt saj dhe nuk la gjë të keqe pa paralajmëruar kundër saj. Prej të këqijave nga të cilat e ka paralajmëruar umetin është shfaqja dhe paraqitja me pamje adhurimi për të marrë lavdërimet e njerëzve. Ai paralajmëroi se kjo është shirk në adhurim. Megjithëse është shirk i vogël rreziku i tij është i madh, sepse ky shirk e çon dëm veprën me të cilën është lidhur. Nefset duan të jenë prijësa të njerëzve dhe e duan pozitën në zemrat e njerëzve, përveç atyre që i ka ruajtur Allahu nga kjo gjë. Kjo është gjëja që kanë më frikë e që i ruhen më shumë të devotshmit për shkak të tërheqjes së madhe që ka zemra drejt kësaj gjëje, ndryshe nga shirku i madh. Kjo nuk është prezente në zemrat e besimtarëve me besim të plotë ose është shumë e dobët.
۞۞۞
Arsyeja e vendosjes së këtij hadithi në këtë kapitull: Në këtë hadith flitet për frikën nga shirku i vogël ashtu siç flitet në dy ajetet e mëparshme për frikën nga shirku i madh, dhe ky kapitull është për të dyja llojet.
۞۞۞
Dobitë e përfituara nga hadithi:
1- Frika e madhe e rënies në shirk të vogël, në dy aspekte:
I pari: Profeti ﷺ u shqetësua dhe u merakos shumë për rënien në të.
I dyti: Ai ﷺ kishte frikë se mos bien në të të devotshmit me besim të plotë. Të tjerët përveç tyre
janë më parësorë të frikësohen e merakosen për këtë gjë.
2- Dashamirësia dhe përkujdesja e madhe e Profetit ﷺ për udhëzimin dhe këshillimin e umetit
të tij.
3- Shirku ndahet në shirk i madh dhe shirk i vogël.
Shirku i madh është barazimi i dikujt tjetër përveç Allahut me Allahun në gjëra që janë veçori të
Allahut.
Shirku i vogël është ai që është përmendur në tekstet fetare (Kuran dhe Sunet) si shirk por që nuk
arrin gradën e shirkut të madh.
Dallimi mes tyre është:
a- Shirku i madh i çon dëm të gjitha veprat e njeriut, ndërsa i vogli çon dëm vetëm veprën në të
cilën është vepruar.
b- Shirku i madh e fut përjetësisht në zjarr atë që bën shirk të madh, ndërsa shirku i vogël nuk të
fut përjetësisht në zjarr.
c- Shirku i madh e nxjerr njeriun nga feja ndërsa i vogli nuk e nxjerr njeriun nga feja.
[1] Trasmeton Ahmedi në Musnedin e tij 5/428, 429, Et Taberani në المعجم الكبير 4/253 me nr. 4301.
Dosje: Pjesë Libri
Të Ngjashme
- Rëndësia e njohjes së emrave dhe cilësive të Allahut Udha e Besimtarëve
- A lejohen hajmalitë që kanë në përmbajtje pjesë nga Kurani? Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz
- Vendosja e Kuranit në makinë për tu mbrojtur nga mësyshi Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz
- Shpjegimi i librit të teuhidit – 28 Udha e Besimtarëve
- Shpjegimi i librit të teuhidit – 3 Udha e Besimtarëve