Allahu i Lartësuar thotë:
وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ
“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit për gjë tjetër përveçse që të më adhurojnë vetëm Mua.”
|Edh-Dharijat: 56|
——————————————–
Tema e këtij libri është sqarimi i Teuhidit të cilin Allahu e bëri detyrë për robërit e Tij dhe i krijoi ata për zbatimin e tij. Gjithashtu, ky libër flet për mohimin e gjërave të cilat e hedhin poshtë plotësisht teuhidin, si p.sh. shirku i madh ose gjërat të cilat e mangësojnë plotësimin dhe përsosmërinë e cila është detyrë ose e pëlqyeshme, shirku i vogël dhe bidatet.
Kuptimi i fjalës libri rrjedh nga fjala ketebe e cila ka kuptimin mblodhi. Shkrimi me laps është mbledhje e shkronjave dhe fjalëve.
Kuptimi i fjalës teuhid rrjedh nga fjala njëhsoi, d.m.th. e bëri një. Këtu është për qëllim njësimi i Allahut në adhurim (adhurimi i Allahut dhe mohimi i meritës së adhurimit nga çdokush tjetër përveç Tij).
Krijuar: Krijimi është shpikja dhe sjellja në ekzistencë e diçkaje pa zanafillë të mëparshme.
Të më adhurojnë: Adhurimi gjuhësisht është nënshtrim dhe përulje, ndërsa fetarisht është emër gjithëpërfshirës i çdo gjëje prej fjalëve dhe veprave të dukshme dhe te fshehta, të cilat Allahu i do dhe është i kënaqur prej tyre.
Kuptimi i përgjithshëm i ajetit: Me të vërtetë që Allahu i Lartësuar na ka njoftuar dhe na ka vënë në dijeni se Ai nuk i ka krijuar xhinët dhe njerëzit për gjë tjetër përveçse për t’a adhuruar Atë. Kështu na është bërë e qartë urtësia e krijimit. Allahu nuk do prej xhinëve dhe njerëzve atë që duan zotërinjtë prej skllevërve të tyre; t’i ndihmojnë në fitimin e rrizkut dhe t’i ushqejnë, por Allahu do atë që është në dobinë dhe në interesin e tyre.
Arsyeja e vendosjes së këtij ajeti në këtë kapitull është se ky ajet dëshmon për obligueshmërinë e teuhidit i cili është njësimi i Allahut në adhurim, pra se Ai nuk i krijoi xhinët dhe njerëzit për diçka tjetër përveçse për këtë arsye.
Dobitë e përfituara nga ajeti:
1 – Detyrimi dhe obligimi i njësimit të Allahut në adhurim nga ana e dy botëve (bota e xhinëve dhe njerëzve).
2 – Sqarimi i urtësisë së krijimit të xhinëve dhe njerëzve.
3 – Krijuesi është Ai i Cili meriton adhurimin e askush tjetër përveç Tij, ata që nuk krijojnë asgjë. Ky aspekt është argument i qartë kundër adhuruesve të idhujve dhe jo vetëm.
4 – Sqarimi se Allahu i pa të meta e i Lartësuar nuk ka nevojë aspak për krijesat e Tij, ndërsa krijesat kanë nevojë për Të sepse Ai është Krijuesi ndërsa ata janë krijesat.
5 – Vërtetimi se veprimet e Allahut kanë urtësi.
Dosje: Pjesë Libri
Të Ngjashme
- A lejohen hajmalitë që kanë në përmbajtje pjesë nga Kurani? Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz
- Vendosja e Kuranit në makinë për tu mbrojtur nga mësyshi Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz
- Shpjegimi i librit të teuhidit – 28 Udha e Besimtarëve
- Shpjegimi i librit të teuhidit – 17 Udha e Besimtarëve
- Shpjegimi i librit të teuhidit – 3 Udha e Besimtarëve