Cilat janë dallimet mes haremit të Mekes dhe haremit të Medines?
– Haremi i Mekes është më i mirë dhe më me vlerë se haremi i Medines, sepse shtimi i shpërblimeve në Meke është më i madh se në Medine, ashtu sikurse mëkati në Meke është më i rëndë se ai në Medine.
– Gjuetia në haremin e Mekes përmban mëkat por edhe dëmshpërblim, ndërsa në haremin e Medines përmban mëkat dhe jo dëmshpërblim.
– Mëkati që vjen si pasojë e gjuetisë në haremin e Mekes është më i madh se ai që vjen nga gjuetia në haremin e Medines.
– Në haremin e Mekes ndalohet prerja e pemëve në çdo rast, përjashto rastet emergjente. Ndërsa në haremin e Medines lejohet të përdoren (pemët) nëse njerëzit kanë nevojë, si p.sh. bari për bagëtinë apo të përdoren mjetet e mbjedhjes në ato vende.
[Sherh el Mumti – Ibn Uthejmin]
Përktheu: Fatjon Isufi