Shejhul Islam Ibën Tejmije ka thënë për dijetarët e hadithit:
“Ata janë njerëzit me mendjen më të plotë, më të drejtët në kijas (krahasim, analogji), me mendimet më të sakta, më të saktët në analizë, më të udhëzuarit në argumentim, më të drejtët në debat, dhe janë njerëzit me mendjemprehtësinë (firaseh) më të plotë”
Dhe thotë në një vend tjetër:
“Ata në raport me të tjerët veç tyre në këtë gjë janë si muslimanët në raport me fetë e tjera. S’ka dyshim se tek shumë prej muslimanëve ekziston: padrejtësia, injoranca, shpikjet në fe dhe shthurja, aq sa nuk e di plotësisht veçse Ai që ka përfshirë gjithçka me Dijen e Tij. Por çdo e keqe që gjendet tek disa prej muslimanëve ajo është më e shumtë tek të tjerët, dhe çdo e mirë që gjendet tek të tjerët ajo është tek ta (muslimanët) më e shumtë, më e lartë dhe më e madhe. Kështu janë edhe dijetarët e hadithit në raport me të tjerët veç tyre.”
Marrë nga libri: “Muhtesar el uluu lil Alijil Adhim”, fq. 13-14.
Autor: Shejh Albani
Dosje: Koha