Fetvaja nr. 13519.
Pyetje: Cili është kuptimi i hadithit ku Pejgamberi, paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Ai i cili betohet për diçka dhe pastaj thotë (pas betimit) ‘Në dashtë Allahu’, ai nuk e ka thyer betimin.”
Përgjigje: Transmetojnë Sunenet nga Ibën Umeri se i dërguari i Allahut, paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Ai i cili betohet për diçka dhe thotë (pas betimit ‘Në dashtë Allahu’, ai nuk e ka thyer betimin.”
Kuptimi i hadithit është se aì i cili e mbyll betimin e tij me fjalën ‘In sha Allah – nëse do Allahu’, atëherë kjo fjalë e pengon betimin që të marrë dispozitat e tij. Nëse dikush betohet që të kryej një vepër duke përmendur në betim “nëse do Allahu” e nuk e kryen atë vepër, atëherë nuk ka nevojë që ta shpaguaj betimin e tij. E njëjta gjë ndodh edhe nëse betohet për të lënë një vepër dhe thotë “nëse do Allahu” e më pas e kryen atë, atëherë ai nuk detyrohet për shpagim.
Suksesi vjen vetëm prej Allahut! Paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të dërguarin e Tij, mbi familjen dhe pasuesit e tij!
Komisioni i përhershëm i kërkimeve akademike dhe fetvave:
Kryetar: Abdulaziz ibn Baz
Nënkryetar: Abdurazak Afifi
Antar: Abdullah ibn Gudejan
Përktheu: Ylli Rama
Dosje: Bazat